Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Peshorja Akrepi Shigjetari

By | 31/01/2015
horoskopi peshorja 2017

Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Peshorja Akrepi Shigjetari

Peshorja
Këtë muaj do ketë edhe trazira ne jetën tuaj, mirëpo me pak kujdes dhe ndihme nga te afërmit do ja dilni mbanë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë vështirësi javët e para dhe nuk do merren vesh me partneret. Këshilla e yjeve është te analizoni me kujdes çfarë doni te bëni si dhe te respektoni mendimin e tjetrit. Beqaret do jene te gatshëm edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm. Gjendja shëndetësore do jete delikate. Mbrohuni nga i ftohti dhe kujdes me ushqimet qe do konsumoni. Perimet, frutat dhe lëngjet e ngrohta duhen privilegjuar. Financat nuk do jene shume te mire sidomos dy javët e para. Duhen marre masa sa me pare. Ne pune nga ana tjetër do ju dalin pengesa e vështirësi pa fund, por nëse nuk dorëzoheni mund t’i kaloni te gjitha sfidat. Qetësia është pika juaj e forte

Akrepi
Tre javët e para te muajit do jene intensive dhe paksa te vështira për ju. Mundohuni te mos nxitoheni dhe te dëgjoni këshillat e te afërmve. Ne asnjë mënyrë mos u qani dhe mos e lëshoni veten sepse bëheni me te dobët. Ata qe janë ne një lidhje nuk do ja kalojnë mire javët e para. Partneri do jete i zënë me angazhime dhe do i lere disi pas dore. Tregohuni me te kuptueshëm sepse ne te vërtetë ai ju do pa fund. Beqaret duhet te joshin me maturi. Periudha më me fat do jete nga data 12-25. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë vështirësi e probleme. Dhjete ditët e para do ndiheni pa energji dhe si te trullosur. Financat do i mbani nen kujdes dhe do mundoheni qe ta përmirësoni nga pak gjendjen. Ne pune nuk do ju dalin shume vështirësi, prandaj do arrini me pare objektivin qe i kishit vene vetes

Shigjetari
Këtë muaj miqtë apo familjaret do kenë shume nevoje për mbështetjen tuaj. Edhe pse mund te jeni te ngarkuar duhet te gjeni pak kohe për ta. Jeta ne çift do pushtohet kryesisht nga rutina. Nuk pritet asgjë e veçante apo e jashtëzakonshme. Kujdes sepse po vazhduat kështu do mërziteni shpejt. Beqaret do marrin propozime qe ditët e para te muajit. Nëse vërtet ju interesojnë mos u ndalni, nëse jo prisni edhe pak kohe. Shëndeti do jete i qete javët e para, por me pas mund te keni disa shqetësime te vogla si pasoje e pagjumësisë dhe dietave strikte. Financat here pas here mund te kenë edhe tronditje te vogla. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni. Ne pune do ju duhet te ruani qetësinë sepse keni për te realizuar projekte te mëdha. Disa kolege do ju japin mbështetjen e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *