Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Gaforrja Luani Virgjeresha

By | 31/01/2015
horoskopi gaforrja 2017

Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Gaforrja Luani Virgjeresha

Gaforrja
Ky muaj nuk do jete shume i qete sot për ju. Tregohuni te vëmendshëm ne çdo moment. Ata qe janë ne një lidhje, dy javët e para do jene disi me te qëndrueshme, por me pas do fillojnë grindjet dhe mosmarrëveshjet e njëpasnjëshme. Tregohuni te matur me çdo gjë dhe mos merrni vendime te pamenduara. Beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për te realizuar takime mbresëlënëse. Ata do jene realiste dhe nuk do kërkojnë gjera te pamundura. Shëndeti do jete here pas here delikat. Flisni me mjeket për çdo lloj shqetësimi pa qene shume vone. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë do mundoheni qe t’i përmirësoni me çdo kusht ato. Ne pune do keni besim ne vetvete dhe do arrini shume me shpejt atje ku keni dashur. Ne fakt do jene disa kolege qe do ju mbështesin gjithnjë e me tepër

Luani
Ky muaj nuk do jete tërësisht i qete. Mund te ndodheni here pas here edhe neper udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë rruge te zgjidhni. Ata qe janë ne një lidhje do jene me te hapur me partnerin dhe do kalojnë me shume kohe me te. Kështu ata do flasin edhe për tema delikate qe i kane munduar ne te shkuarën. Beqaret do jene më me fat tre javët e para kështu qe duhet te përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet. Gjendja shëndetësore nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Me shume probleme do keni me gjendjen psikologjike. Flisni me psikologe dhe praktikoni me shume yoga. Financat do mbeten te stabilizuara nëse vazhdoni te kujdeseni me shpenzimet. Ne pune do përfundoni një projekt te hershem dhe do ndiheni te çliruar. Ne datën 15 do merrni edhe një lajm me shume rëndësi

Virgjeresha
Jeta profesionale do jete mbi te gjitha gjate këtij muaji kështu qe duhet t’ua shpjegoni familjareve dhe atij qe keni ne krah. Jeta me te nuk do ketë momente te veçanta, megjithatë as probleme nuk priten. Beqaret duhet te mos ju besojnë shume fjalëve te bukura te disa personave sepse ka rrezik te pësojnë zhgënjime te mëdha. Merrini gjerat sa me shtruar sepse keni kohe. Gjendja shëndetësore do jete delikate. Kujdes nga viruset qe po qarkullojnë sepse pasojat tek ju mund te jene te renda. Kujdes edhe me higjienën. Financat do kenë here pas here disa tronditje te vogla. Mundohuni te mos e teproni me shpenzimet ne asnjë moment. Java e fundit do jete me delikatja. Ne pune do bëni çfarë te keni mundësi për te arritur objektivat. Vërtet do lodheni, por rezultatet do jene te shkëlqyera

One thought on “Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Gaforrja Luani Virgjeresha

  1. Maria

    Ju falenderoj qe na mundesoni te njohim horoskopin tone ditor dhe mujor gjithashtu te dashurise. Eshte mjaft i qarte dhe teper i besueshem.

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *