Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Dashi Demi Binjaket

By | 31/01/2015
Horoskopi dashi

Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Dashi Demi Binjaket

Dashi
Tre javët e para te këtij muaji do jete shume me te mira. Do reflektoni gjere e gjate dhe do ndiheni gati për te ndrequr çdo gabim. Ata qe janë ne një lidhje vetëm ditët e para do jene konfuze me pas do i shprehin ndjenjat dhe do dashurohen si kurrë me pare. Pas datës 20 mund te prisni edhe disa propozime interesante nga partneri. Beqaret nuk do jene me shume fat javët e para. Java e fundit do jete me e begata, por duhet t’i bëni sytë katër qe te mos ju shpëtojë asnjë mundësi. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithmonë e mire. Stresi do ju krijoje here pas here probleme. Me financat do jeni me te matur prandaj edhe situata nuk do jete problematike aspak. Ne pune do jeni shume me te suksesshëm se me pare. Do merrni jo vetëm përgëzime dhe shpërblime, por edhe propozime për ngritje ne detyre

Demi
Mos mendoni se jeni ju përgjegjës për gjithçka te keqe qe ndodh rreth e rrotull sepse do lëndoni veten. Nëse jeni ne një lidhje, atmosfera atje do jete tejet e ngrohte. Do qëndroni gjithmonë krah partnerit dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqaret do kenë veçse disa aventura kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq, megjithatë nëse vërtet emocionohen dhe ndihen mire nuk ka asgjë te keqe te përfitojnë. Me shëndetin do keni shqetësime nëse nuk kujdeseni sa duhet për veten dhe nëse bëni një jete monotone. Për financat do jeni mjaft te shqetësuar. Do mundoheni, por problemet do jene me te renda nga sa kishit menduar. Ne pune duhet te jeni me te përqendruar dhe me objektive. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini gjithçka qe keni dashur. Mundësitë dhe talentin e keni

Binjaket
Këtë muaj priten ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj. Ata qe janë ne një lidhje do ndihen paksa konfuze ditët e para, por me pas çdo gjë do jete ndryshe. Përgatituni te merrni propozime dhe surpriza qe do iu lënë me goje hapur. Besimi tek partneri do jete edhe me i madh gjate këtij muaji. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë sukses ne dashuri dhe pjesën me te madhe te kohës do e kalojnë vetëm. Miqtë do jene te zënë me pune. Gjendja shëndetësore fatmirësisht nuk do jete e keqe. edhe ata qe vuajnë nga artriti, sponteliatroza apo reumatizma do jene me te qete. Me financat do merreni me shume se me pare dhe do mundoheni qe ta ndryshoni shpejt situatën. Ne pune do filloni disa projekte te reja te cilat do ju bëjnë me te njohur ne rrethin profesional. Do ndiheni mire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *