Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Bricjapi Ujori Peshqit

By | 31/01/2015
horoskopi bricjapi 2017

Horoskopi mujor Shkurt 2015 – Bricjapi Ujori Peshqit

Bricjapi
Do jeni kreative gjate gjithë këtij muaji dhe do e ndryshoni rutinën e jetës suaj. Ata qe janë ne një lidhje do i përkushtohen me tepër partnerit te tyre dhe do ia shprehin pa fund ndjenjat. Ne fund te muajit do jeni me te zënë me pune dhe nuk do keni shume kohe për partnerin, megjithatë ai do ju kuptoje. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës derisa ta gjejnë personin e përshtatshëm. Java e dyte do jete me e begata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do prekeni nga viruset e stinës, por stresi do ju beje te ndiheni gjithë kohës nen tension. Ne plani financuar do keni ide te mira dhe do dilni shpejt nga situata delikate. Ne pune do jeni te vëmendshëm dhe te guximshëm. Gjithçka qe do dëshironi do mund t’iu plotësohet dhe do ndiheni mjaft krenare për veten

Ujori
Këtë muaj do jeni pozitive dhe do e merrni gjithçka me optimizëm. Nëse do ju dalin sfida do mundoheni t’i zgjidhni dhe nuk do e lëshoni veten aspak. Ata qe janë ne një lidhje nuk do jene me posesive përkundrazi do e trajtojnë me delikatese partnerin dhe do dashurohen pa mbarim. Beqaret do mahniten nga një person qe do takojnë papritur dhe do bien koke e këmbë ne dashuri me te. Mos prisni shume kohe për t’ia shprehur ndjenjat. Shëndeti do jete shume me i mire se disa kohe me pare. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi. Financat do jene te paqëndrueshme ne javën e pare. Duhet te ulni njëherë shpenzimet e me pas te merrni me riorganizimin e tyre. Ne pune do realizoni një projekt te cilin e keni pasur për zemër qe prej shume kohës. Do ecni ne baze te planeve dhe nuk do keni te papritura te pakëndshme

Peshqit
Këtë muaj do jeni me te motivuar, me shprehës dhe me autonome. Mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi pasi te dëgjoni me kujdes këshillat e te afërmve. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një periudhe mjaft harmonike e te këndshme. Për çdo problem do flisni hapur me partnerin dhe nuk do lejoni qe gjendja te përkeqësohet me tepër. Beqaret ka shume mundësi te bien ne dashuri me dike qe me pare e kane tallur dhe e kane ulur. Shëndeti fizik nuk do jete i keq, ndërkohë qe ai moral do lere goxha për te dëshiruar. Ne planin financiar java e dyte do jete shume e ndërlikuar dhe delikate. Kërkoni ndihme pa qene vone. 10 ditët e fundit gjerat do ecin si duhet. Ne pune here pas here do ndiheni si te përhumbur dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Tregohuni shume te kujdesshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *