Horoskopi mujor Nentor 2014 shqip, Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

By | 01/11/2014
horoskopi shigjetari 2017

Horoskopi mujor Nentor 2014 shqip, Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Shigjetari
Ky muaj do jete disi i trazuar dhe here pas here me probleme te mëdha. Nëse jeni ne një lidhje, dy javët e para do keni debate dhe do preferoni te qëndroni larg njeri-tjetrit. Javët ne vijim do jete disi me te mira, megjithatë mos prisni qe ambienti te ngrohet menjëherë. Beqaret as qe do e mendojnë fare dashurinë për shkak te angazhimeve te shumta qe do kenë gjate gjithë kohës. Kujdes sepse vitet ikin shpejt dhe do pendoheni me pas për gabimet qe keni bere. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë probleme. Do ndiheni mire. Financat do kenë goxha tronditje. Ndonjëherë do ju linde nevoja edhe për te marre para hua për t’ia dale mbanë. Ne pune do lodheni pak, po do kënaqeni nga rezultatet qe do arrini. Çdo hap do e hidhni te mirëmenduar.

Bricjapi
Këtë muaj do jeni plot energji dhe vendosmëri. Shpesh do rrezikoni për te arritur atje ku dëshironi. Takti dhe diplomacia nuk do ju mungoje. Jeta ne çift do jete e mire. Do luftoni me gjithçka qe mundeni ne mënyrë qe ta mbroni lidhjen qe keni krijuar. Partnerin do e keni gjithmonë mbështetje. Beqaret do realizojnë plot takime me persona te ndryshëm, por vetëm ne javët e fundit do mund te bëjnë zgjedhje. Shëndeti do jete ne formën me te mire te mundshme. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Edhe ne planin financiar do luftoni fort për te ruajtur një gjendje te mire. Do ju duhet shpesh te hiqni dore na disa shpenzime. Ne pune do i keni te gjitha mundësitë për t’ia dale, por disa kolege do mundohen t’ua prishin planet. Beni kujdes dhe mos i besoni askujt.

Ujori
Gjate tre javëve te para atmosfera do jete shume elektrizuese për ju. Vetëm java e fundit do jete me e qete. Ata qe janë ne një lidhje do kenë plot dyshime dhe paqartësi lidhur me partnerin. E mira është te flisni hapur me te dhe jo ta provokoni apo ta kontrolloni fshehurazi. Beqaret do e kenë te vështirë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet me se miri dhe qe mund t’iu sjelle qëndrueshmëri. Mundësitë për aventura kalimtare nuk do mungojnë. Stresi ne çdo plan te jetës do ju sjelle edhe probleme shëndetësore. Flisni me psikologet dhe me mjeket specialiste. Financat nuk do arrini t’i organizoni dot dhe gjendja sa vjen e do behet me delikate. Ne pune nuk do pranoni te bashkëpunoni me koleget dhe nuk do arrini ne kohe atje ku keni dashur. Javën e fundit do filloje te dale dielli.

Peshqit
Muaj jo shume i qëndrueshëm dhe shpesh i mbushur me vështirësi ky qe po vjen. Do jeni kokëfortë dhe nuk do ua vini veshin këshillave te të tjerëve. Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë here pas here te qëndrojnë larg njeri-tjetrit për te reflektuar mbi te ardhmen. Nga ana tjetër nuk do mungojnë edhe çaste pasionante, por këto do jene shume te rralla. Beqaret do kenë plot njohje te reja, por nuk do ju kenë shume besim te gjithë personave. Merrni kohen e duhur para se te hidhni ndonjë hap. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire, përveç ndonjë shqetësimi te vogël qe mund te ndodhe ndonjëherë për shkak te ftohjes se motit apo edhe për shkak te lodhjes. Ne planin financiar gjendja do mbetet mjaft e qëndrueshme. Ne pune do jeni mjaft produktive dhe do arrini suksesin e shumëpritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *