Horoskopi mujor Nentor 2014 shqip, Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi

By | 01/11/2014
horoskopi luani 2017

Horoskopi mujor Nentor 2014 shqip, Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi

Luani
Priten ndryshime rrënjësore këtë muaj ne jetën tuaj sentimentale. Ne përgjithësi gjerat do vijnë duke u përmirësuar ne çdo sektor. Te dashuruarit qe janë treguar kokëfortë dhe shume fanatike do fillojnë t’i shohin gjerat me një sy tjetër. Do i kuptojnë gabimet dhe nuk do ngurrojnë as te kërkojnë falje. Beqaret nuk do kenë një muaj rutine, përkundrazi. Ne javët e para do ketë njohje te cilat me pas do shndërrohen ne diçka akoma me serioze. Për një shëndet mete mire duhet te mos neglizhoni ushqimin, duhet te qëndroni larg dietave strikte dhe duhet te flisni sa duhet. Sport gjithashtu do ju ndihmoje te jeni ne forme. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe nuk do kryeni shpenzime te pamenduara. Ne pune dalëngadalë gjendja do përmirësohet dhe do i kaloni te gjitha pengesat.

Virgjeresha
Muaj me i qëndrueshme nga sa mund ta kishit menduar do jete ky qe po vjen. Do i keni idetë e qarta dhe do dini mire çfarë hapash te hidhni. Ata qe janë ne një lidhje do ndihen te bekuar sepse ne çdo moment do mbizotërojë harmonia. Mire do jete te tregoheni largpamës dhe t’i merrni gjerat me optimizëm. Beqaret do kenë edhe periudha te favorshme te cilat duhet te dine t’i shfrytëzojnë sa me shume qe te mundin. Shëndeti do jete delikat ne javët e para, por pas perkujdesit tuaj dhe atij te familjareve gjendja do vije duke u përmirësuar ndjeshëm. Mos harroni te pini çaj dhe here pas here te çlodheni. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Do kryeni shpenzime te pamenduara dhe gjendja do përkeqësohet. Ne pune do keni mosmarrëveshje ne fillim, por qe do zgjidhen me mirëkuptim.

Peshorja
Edhe gjate fillimit te këtij muaji do vazhdoni te përjetoni ndjesi te mira. Pas javës se dyte klima do filloje te ndryshoje për keq. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i zgjidhin me diplomaci dhe seriozitet problemet qe do ju dalin para. Nga ana tjetër nuk rekomandohen vendimet e rëndësishme te marra pa u menduar. Beqaret do flirtojnë mjaft pas datës 13 dhe do e gjejnë princin e kaltër ne datën 26. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Do keni goxha shqetësime dhe shpesh do ju mungoje energjia. Me financat nuk do ecin punët si i kishit menduar. Do kryeni investime te pamenduara dhe do përballeni me situata delikate. Do jeni gjithë kohës te shqetësuar. Çështjet profesionale do i keni ne qendër te vëmendjes. Me përpjekje dhe lodhje, por do ja dilni mbanë.

Akrepi
Ne përgjithësi do jeni me humor te mire këtë muaj dhe do i merrni me lehtësi te gjitha pengesat qe do ju dalin. Ata qe janë ne çift do e fillojnë me surpriza dhe emocione këtë periudhe. Vetëm nga java e dyte mund te linde ndonjë debat për shkak te xhelozisë suaj te tepruar. Hiqni dore sa me pare sepse keni për te vuajtur. Beqaret do jene gati për njohje te reja. Mos u tregoni posesive dhe te nxituar qe te mos bëni gabime te pafalshme. Shëndeti do jete mjaft delikate. Do keni shume shqetësime sidomos nga stomaku dhe nga shpina. Mos neglizhoni asgjë, por shkoni flisni menjëherë me mjeket. Financat do kenë goxha ulje dhe ngritje. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme. Ne pune do jeni aktive dhe bindes. Do përballeni me pengesa, por me guxim do i kaloni shume shpejt ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *