Horoskopi mujor Nentor 2014, Dashi Demi Binjaket Gaforrja

By | 01/11/2014
dashi

Horoskopi mujor Nentor 2014, Dashi Demi Binjaket Gaforrja

Dashi
Gjate gjithë këtij muaji do jeni mjaft këmbëngulës dhe do dëshironi qe te arrini majat ne çdo sektor. Ne fakt jo gjithmonë do jete e lehte edhe pse do lodheni paksa. Ata qe janë ne një lidhje duhet te shtojnë dozat e komunikimit dhe nuk duhet ta ndërpresin për asnjë moment dialogun. Merrini gjerat me pozitivizëm edhe kur te keni ndonjë mosmarrëveshje. Beqaret do lodhen pak, por do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Shëndeti nuk do jete ne formën me te mire. Here pas here mund te keni edhe ndonjë shqetësim te cilin nuk duhet ta neglizhoni. Financat ka rrezik te kenë tronditje te mëdha. Vetëm specialistet do ju nxjerrin nga situata tek e cila do bini. Ne pune do ju mungoje energjia për te arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Do ju duhet durim dhe vetëm durim.

Demi
Do jete muaj goxha i trazuar ky si për çiftet ashtu edhe për ata qe janë vetëm. Mundohuni te mos nxitoheni për asgjë sepse gjerat mund t’iu dalin tërësisht jashtë kontrollit. Nga ana tjetër mos kërkoni gjera te pamundura nga partneri sepse ai nuk ehte zoti qe t’ia plotësojë gjithçka. Beqaret do kenë dite intensive dhe plot takime. Shfrytëzojeni gjithsecilën, por pa marre menjëherë vendime. Shëndeti do varet nga mënyra sesi ju do silleni me veten. Ushqehuni ne mënyrë te shëndetshme dhe pa e tepruar me kripen dhe yndyrën pasi mund te lindin goxha shqetësime. Ne planin financiar duhet te merrni sa me pare masa strikte sepse po i late gjerat pas dore situata do përkeqësohet me tepër. Ne pune veproni me plane dhe jo kuturu. Kujdes nga disa kolege te cilët duhet t’ua vjedhin mendimet.

Binjaket
Për pjesën me te madhe ky muaj do jete përgjithësisht i qete dhe pa probleme serioze. Do jeni ju ata qe do mundoheni te ruani vetëkontrollin dhe do toleroni ne çdo aspekt. Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë plane afatgjata me partnerin dhe nuk do kenë as mosmarrëveshjen me te vogël. Bashkëpunimin tuaj te gjithë do e kenë zili. Kujdes vetëm nga syri i keq. Beqaret nuk do e kenë prioritet kërkimin e princit te kaltër dhe do ja lënë gjerat kohës. Nga mesi i javës se dyte priten goxha surpriza. Shëndeti do jete përgjithësisht i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime madhore përveç ndonjë dhimbjeje koke apo shpine për shkak te lodhjes. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Ne pune do ju duhet vetëm pak me shume përqendrim dhe durim për te arritur atje ku keni dëshiruar.

Gaforrja
Mundohuni te mos i dramatizoni gjerat gjate këtij muaji edhe sikur te keni disa probleme. Shpesh do përballeni me turbullira dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet gjithmonë ta shfajësojnë veten për problemet dhe te fajësojnë partnerin. Beqaret do mundohen shume, por nuk do arrijnë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Ne fakt nuk duhet kërkuar për asnjë çast perfeksioni. Shëndeti here pas here do ketë probleme. Kujdesuni për çdo gjë dhe flisni sa me pare me mjeket. Financat here do jene te mira dhe here do lënë për te dëshiruar. Ne pune do keni ide te mira dhe do filloni projekte te rëndësishme e fitimprurëse. Mos u ndalni para asnjë pengese.

Horoskopi mujor Nentor 2014, Dashi Demi Binjaket Gaforrja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *