Horoskopi mujor Janar 2015 Peshorja Akrepi Shigjetari

By | 01/01/2015
horoskopi shigjetari 2017

Horoskopi mujor Janar 2015 Peshorja Akrepi Shigjetari

Peshorja
Edhe pse moti do jete i ftohte, klima ne jetën tuaj nuk do ftohet shume. Për ata qe janë ne një lidhje do mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi. Për çdo gjë do bashkëpunoni me partnerin dhe nuk do merrni vendime te nxituara. Beqaret, here pas here nuk do jene ne humor te mire dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Pjesa e dyte e muajit do jete gjithsesi me e mire dhe më me fat. Shëndeti shpesh do ketë disa probleme. Mos neglizhoni asgjë sepse situata mund te përkeqësohet. Financat do jene shume me te qëndrueshme. Nuk pritet te keni aspak vështirësi për te kryer investimet e nevojshme. Ne pune do i mahnitni te gjithë me ato qe do arrini. Shume kolege do kërkojnë te bashkëpunojnë me ju ne mënyrë qe te bëhen edhe me te njohur. Shefat do ju shpërblejnë me para.

Akrepi
Ky muaj pritet te jete shume me i qëndrueshëm se ai qe kaluat. Do jeni me te hapur dhe me komunikuar me te gjithë. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë me tepër kohe me atë qe duan dhe mund te mendojnë t’i çojnë gjerat ne një tjetër stad. Ata qe janë fëmijë do marrin lajme te mira nga kopshti apo shkolla e te vegjëlve te tyre. Beqaret do jene shume nostalgjike dhe me zot do shkëputen nga e shkuara. Hapini sytë dhe përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen. Shëndeti nuk do jete aspak i mire. Shume shpesh stresi dhe lodhja do ju krijojnë probleme te mëdha. Sektori i financave do mbetet delikat deri javën e dyte, me pas gjendja do filloje te normalizohet. Ne pune do keni plot projekte për te realizuar dhe nuk do ju mungoje aspak vullneti për t’ia dale mbanë. Do i rregulloni edhe marrëdhëniet me shefat.

Shigjetari
Ne këtë muaj te pare te vitit, jeta juaj do pësojë goxha ndryshime. Lëreni pas te shkuarën dhe mendoni vetëm për te ardhmen. Ata qe janë ne një lidhje duhet ta dëgjojnë më me kujdes tjetrin dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te veprojnë me kokën e tyre. Mos e prishni me dorën tuaj marrëdhënien e ngrohte. Beqaret do kenë një muaj pozitiv dhe plot takime interesante. Shume prej tyre do fillojnë lidhjet qe kishin ëndërruar. Shëndeti do ketë probleme te vogla. Mund te prekeni nga viruset e stinës dhe do ndiheni te pafuqishëm. Financat do jene te qëndrueshme 2 javët e para, por me pas, duke mos shpenzuar me maturi, gjendja do v ije duke u trazuar. Kërkoni ndihme ne rastin me te keq. Ne pune shpesh do ju mungoje besimi tek vetja, por ne fund, me pak mundim do arrini rezultatet e shumëpritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *