Horoskopi mujor Janar 2015 Gaforrja Luani Virgjeresha

By | 01/01/2015
horoskopi gaforrja 2017

Horoskopi mujor Janar 2015 Gaforrja Luani Virgjeresha

Gaforrja
Gjate këtij muaji nuk do jeni shume ne humor dhe here pas here gjerat nuk do ju rrjedhin si do dëshironit. Ata qe janë ne një lidhje do kërkojnë gjera te pamundura nga partneret dhe do mërziten kur ata te mos ua plotësojnë dëshirat. Reflektoni me kujdes dhe ndreqini gabimet pa qene vone. Beqaret do i shohin miqtë me një sy tjetër dhe nuk do kenë as druajtje t’ua shprehin ndjenjat. Statusi do ndryshoje shume me shpejt nga sa mendonit. Shëndeti here do jete i mire dhe here mund te ketë probleme te vogla. E mira është te mos qëndroni te mbyllur dhe te merrni ajër te pastër. Për financat, 10 ditët e para do jene me delikatet. Menaxhojini me kujdes paratë dhe mos shpenzoni shume te konsiderueshme. Ne pune do përballeni me vështirësi, por me pak këmbëngulje dhe me ndihmën e familjareve do ja dilni.

Luani
Gjate këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi ne jetën tuaj ne çift. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha me ne fund do pajtohen dhe do ndihen te qete. Beqaret do jene gjithë kohës te rrethuar nga miqtë e ngushte dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga jave e trete ka gjasa te ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jete aspak ne gjende te mire. Do e ndieni shume te ftohtin dhe do prekeni shpesh nga virozat e stinës. Financat do jene te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund te digjeni keq. Ne pune duhet te bëni plane dhe te ecni ne baze te tyre ne mënyrë qe te arrini sa me lart. Po ecet kuturu mund te përballeni edhe disa probleme. Situata ne disa raste do ju ndërlikohet se tepërmi.

Virgjeresha
Këtë muaj do kaloni një periudhe mjaft interesante sidomos dy javët e para. Ata qe janë ne një lidhje, do e kalojnë shpejt rutinën dhe do planifikojnë gjera te reja me partnerin e tyre. Nuk do mungojnë as çmendurie e vogla. Beqaret do lodhen paksa se kërkuari, por personi qe do gjejnë do jete i mrekullueshëm dhe i përshtatshëm për ta. Me shëndetit duhet te tregoheni te kujdesshëm. Jo çdo dite do ndiheni mire, por me pak kujdes dhe duke folur me mjeket gjithçka do rregullohet. Gjendja e financave do kërkojë me shume vëmendje. Mos shpenzoni shuma te konsiderueshme sepse do mbeteni ne gjendje te keqe. Puna do jete e paqëndrueshme ne periudhën e pare te muajit, por dalëngadalë situata do filloje te stabilizohet. Do i kuptoni gabimet dhe do hidhni hapat e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *