Horoskopi mujor Janar 2015 Bricjapi Ujori Peshqit

By | 01/01/2015
horoskopi bricjapi 2017

Horoskopi mujor Janar 2015 Bricjapi Ujori Peshqit

Bricjapi
Tre javët e para te këtij muaji nuk do jeni ne gjendjen me te mire dhe çdo gjë do e bëni sepse duhet bere. Ata qe janë ne një lidhje do kenë edhe mosmarrëveshje te forta me partnerin e tyre dhe do vendosin distance me njeri-tjetrin. Nëse keni një lidhje qe ka kohe qe nuk ec dhe nuk ju sjell kënaqësi, me mire jepini fund njëherë e mire. do ndiheni te çliruar. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te pranojnë ftesa. Jo te gjithë janë ashtu si do ju shfaqen juve para. Shëndeti here do jete i mire e here delikate. Duhet te kujdeseni me tepër për ushqimin dhe duhet patjetër te hiqni dore nga jeta sedentare. Financat vetëm fale ndihmës se familjareve nuk do dobësohen. Falënderojini ata. Ne pune javët e para do jene goxha te ndërlikuara dhe plot angazhim. Here pas here nuk do dini çfarë te bëni me pare.

Ujori
Ky muaj do jete shume entuziast dhe plot te papritura ne çdo fushe. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë asgjë për çfarë te qahen sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Pas javës se dyte mund te marrin edhe vendime te rëndësishme. Beqaret qe ne fillim te muajit do realizojnë takimet e ëndërruara dhe zemra do ju rrahe shume fort. Gjithçka do realizohet si neper ëndrra. Shëndeti do jete i mire. Do jeni energjike edhe pse keni kaluar festat e fundvitit te cilat mund t’iu kenë lodhur pak. Ata qe vuajnë nga stomaku apo sponteliatroza do jene me te qete. Ne planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe gjendja nuk do jete aspak problematike. Ne pune do jeni më me fat pas datës 8. Do ju bëhen propozime te mahnitshme te cilat nuk duhet t’i refuzoni për asnjë lloj arsyeje. Here pas here do habiteni edhe me zotësitë tuaja.

Peshqit
Ky muaj nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Here pas here mund te përballeni me vështirësi tejet te mëdha. Te dashuruarit do e fillojnë keq këtë periudhe. Zënkat dhe mosmarrëveshjet do bëhen qe javën e pare te padurueshme. Mire do jete qe para se te merrni vendime, te diskutoni njëherë gjere e gjate me partnerin. Te gjithë kane mosmarrëveshje, por lum ata qe dini si t’i menaxhojnë dhe i zgjidhin shpejt. Beqaret do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Asnjë mundësi e mire nuk do iu jepet këtë periudhe. Shëndeti fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë problem. Do jeni ne forme te mire. Ne planin financiar do jeni shume te qarte për atë qe duhet te bëni dhe do merrni masat e duhura. Nuk priten vështirësi. Ne pune bëni kujdes nga disa persona qe ju rrethojnë sepse do ua prishin gjithë planet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *