Horoskopi ditor sot e Premte 19 Dhjetor 2014

By | 19/12/2014
horoskopi ditor

Horoskopi ditor sot e Premte 19 Dhjetor 2014

Dashi

Sot me ne fund do marre fund rutina nga jeta juaj ne çift dhe do përjetoni kënaqësi te reja pranë partnerit tuaj. Kënaqësitë dhe emocionet do shtohen nga çasti ne çast. Beqaret gjithashtu do ndihen te lumtur sepse do e gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar situata do jete goxha e ndërlikuar, megjithatë me pak kujdes dhe maturi do arrini t’i zgjidhni te gjitha problemet.
Demi

Yjet do bëhen bashke gjate gjithë kësaj dite dhe do ju mundësojnë çaste shume te bukura. Gjerat do ju ecin ashtu si i keni dashuruar prej kohesh. Beqaret do takojnë persona pa fund, por vetëm njeri do ua tërheqë me shume vëmendjen. Ne planin financiar çdo gjë do ju ece mbare. Nuk do keni aspak probleme, përkundrazi buxheti do filloje dalëngadalë te rritet.
Binjaket

Çështjet e zemrës do jene te begata gjate gjithë kësaj dite. Do keni një komunikim te ngrohte me atë qe keni ne krah dhe do filloni te mendoni seriozisht për te ardhmen. Beqaret ka rrezik te njihen me persona mashtrues te cilët nëse i pranojnë t’i kenë pas vetes, do i bëjnë te vuajnë, Kujdes! Për financat do jete një dite mjaft delikate dhe qe duhet pasur gjithë kohës ne vëmendje.
Gaforrja

Nuk do e duroni dot partnerin tuaj sot kur t’iu kritikoje dhe do acaroheni mjaft me te. Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar. Beqaret me ne fund do kenë takimin qe kane ëndërruar aq shume dhe do ndihen me mire se kurrë me pare. Saturni do jete i pozicionuar keq ne planin financiar. Duhet te mateni mire para se te shpenzoni sepse gjendja mund te përkeqësohet se tepërmi.
Luani

Dite e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do jene me ndryshe nga sa mund ta kishin menduar kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen dhe do mbeten serish vetëm. Financat do ndikohen se tepërmi nga Plutoni i cili do iu drejtojnë ne rrugën e duhur.
Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do filloje te konsolidohet pasi ka kaluar një periudhe mjaft delikate. Do ndiheni me mire pranë partnerit dhe komunikimi do jete me i lehte. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe nuk duhet te nxitohen për asnjë gjë. Edhe ne planin financiar duhet ta shtrëngoni mire rripin dhe te hiqni dore nga shpenzimet. Nuk duhet te luani me zjarrin.
Peshorja

Dite rutine dhe monotone kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shume te mërzitur dhe aspak optimiste për te ardhmen. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe duhet te pranojnë te njihen me personat qe do iu qëndrojnë pranë. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe me tej. Ne planin financiar mos kërkoni qe situata te ndryshoje rrënjësisht.
Akrepi

Marrëdhënia juaj ne çift do përmirësohet tej mase sot. Do jeni te vetëdijshëm për gabimet e kryera dhe do kërkoni falje me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret do kenë mundësi veçse për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj problemi. Vazhdoni t’i menaxhoni si duhet ato dhe do e shihni qe gjithçka do rrjedhe si duhet.
Shigjetari

Për te dashuruarit do jete një dite goxha e turbullt dhe problematike. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah. Kujdes! Beqaret do kenë mundësi te mira për takime, por do hezitojnë te hedhin hapa edhe për disa kohe. Gjendja e financave do mbetet e stabilizuar për aq kohe sa ju nuk shpenzoni shuma marramendëse. Kujdesuni sa te mundni për buxhetin.
Bricjapi

Nëse jeni ne një lidhje, dita e sotme do jete paksa e trazuar. Për çdo gjë duhet te flisni me shume takt e diplomaci me partnerin ne mënyrë qe gjerat te ecin si duhet. Beqaret do kenë një dite pasionante dhe fantastike. As vete nuk e kishin menduar ndonjëherë se gjerat mund t’iu shkonin ne atë mënyrë. Ne planin financiar duhet t’i bëni gjithë kohës sytë katër.
Ujori

Dita duket te jete mjaft premtuese sot. Jupiteri do ju sjelle fat me shumice dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse ne fakt kane shume gjera te tjera me te cilat do merren. Financat do mbeten te mira fale perkujdesit dhe largpamësisë suaj. E dini mire sa te shpenzoni dhe për çfarë.
Peshqit

Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate gjithë kësaj dite. Ne krahët e partnerit do ndiheni me mire se kurrë me pare. Beqaret do dalin me miqtë ne vene te veçanta dhe atje do njihen rastësisht me persona te cilat do i tërheqin jashtë mase. Për financat do jete dite e qëndrueshme. Do dini mire sa te shpenzoni qe te mos keni as problemin me te vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *