Horoskopi ditor sot e Merkure 25 Shkurt 2015

By | 25/02/2015
horoskopi ditor

Horoskopi ditor sot e Merkure 25 Shkurt 2015
Dashi
(21 Mars – 20 Prill)
Do jeni ne humor shume te mire gjate gjithë kësaj dite dhe do bëni çdo gjë për ta mbajtur sa me pranë partnerin tuaj. Emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Çështjet financiare do jene disi problematike. Nuk do arrini dot ta ndaloni veten se shpenzuari shuma marramendëse.

Demi
(21 Prill – 20 Maj)
Dite e mbushur me lumturi kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret gjithashtu do jene me shume fat dhe çdo gjë do ju ece me se miri. Zemra do ndihem me e qete. Gjendja e financave do ketë përmirësime me te mëdha nga sa mund ta kishit menduar. Kjo do ju lejoje te bëni edhe ndonjë investim me shume.

Binjaket
(21 Maj – 21 Qershor)
Merkuri do jete planeti qe do ndikoje me shume ne jetën tuaj sentimentale sot. Ai do ju nxite ta largoni sa me pare rutinën dhe te provoni eksperienca te reja. Beqaret do jene shume te rezervuar dhe do kenë turp te pranojnë disa ftesa qe do ju bëhen. Ndryshoni sa me pare sepse përndryshe do keni probleme. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe çdo gjë do ece me se miri.

Gaforrja
(22 Qershor – 22 Korrik)
Do jeni shume sensuale sot ju qe keni një lidhje dhe do e mbani partnerin ne pëllëmbe te dorës. Ai do ndihet i lumtur dhe do ju beje disa propozime emocionuese. Beqaret duhet t’i hedhin hapat me kujdes nëse nuk duan te bëjnë gabime. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe nuk do e lejoni veten te kryeni shpenzime te konsiderueshme.

Luani
(23 Korrik – 22 Gusht)
Ambienti yjor nuk do jete aspak i ngrohte gjate kësaj dite. Mund te keni edhe debate te forta me partnerin te cilat do bëjnë t’i qëndroni larg atij për njëfarë kohe. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk kane për ta gjetur personin e përshtatshëm. Ne planin financiar do merrni disa masa dhe do arrini ta ruani te stabilizuar gjendjen. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Virgjeresha
(23 Gusht – 22 Shtator)
Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me emocione te mëdha. Shprehini sa te mundni ndjenjat dhe keni për t’u ndier akoma me mire. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë se madhe, por zor se do ja dalin dot. Ne planin financiar do keni surpriza te njëpasnjëshme dhe gjerat do ju ecin me se miri. Do i shlyeni edhe borxhet.

Peshorja
(23 Shtator – 23 Tetor)
Planetët do ua bëjnë edhe me te bukur jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i sqaroni te gjitha hatërmbetjet e se shkuarës dhe e ardhmja do jete me e veçante. Beqaret nuk duhet kurrsesi te ndërmarrin rreziqe sepse ka rrezik te përballen me probleme serioze. Gjendja e financave nuk do jete e keqe megjithatë mire është te mendoheni mire para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Akrepi
(24 Tetor – 22 Nëntor)
Te dashuruarit do flasin edhe me shume me njeri-tjetrin dhe do vendosin disa pika mbi “i”. Boll me duke ia lënë gjerat kohës. Beqaret do fiksohen keq pas një personi i cili e ka tashme një lidhje. Mos hidhni hapa sepse do e lëndoni tej mase veten. Ne planin financiar do keni probleme goxha serioze te cilat nuk do mund t’i kaloni dot te vetëm. Kërkoni sa me pare ndihme.

Shigjetari
(23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Dite e veçante kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju surprizoje me një propozim te cilin ju do e pranoni menjëherë. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë për princin e kaltër pa e kuptuar se e kane shume afër atë. Ne planin financiar asgjë nuk ka për te ecur ashtu si ju e keni menduar kështu qe mund te keni probleme te njëpasnjëshme.

Bricjapi
(22 Dhjetor – 20 Janar)
Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje nuk do ketë probleme sot, ndërkohë qe për një pakice do ketë debate te zjarrta. Kujdes! Beqaret do fillojnë një histori dashurie mbresëlënëse e cila do i fute ne një bote tjetër. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë duke qene se gjendja do mbetet e paqëndrueshme. Shpenzimet e mëdha lërini për me vone.

Ujori
(21 Janar – 19 Shkurt)
Dita e sotme do jete plot ngjyra dhe emocione te veçanta sot. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni sepse jo gjithmonë vijnë periudha te tilla. Beqaret do preferojnë lidhjet serioze dhe do shmangin kështu ftesat qe do ju bëhen për aventura kalimtare. Gjindja e financave do jete goxha e turbullt. Do keni vështirësi edhe për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Peshqit
(20 Shkurt – 20 Mars)
Jupiteri do jete planeti qe do i mbroje gjate gjithë ditës sot te dashuruarit. Do e keni me te lehte te flisni me partnerin edhe për tema delikate dhe marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte. Beqaret do bien ne dashuri me një person qe kane disa kohe qe e njohin dhe kane te njëjtën shenje astrologjie. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju, prandaj nuk pritet asnjë vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *