Horoskopi ditor sot e Merkure 21 Janar 2015

By | 21/01/2015
horoskopi ditor

Lexoni parashikimin e yjeve per Horoskopi ditor sot e Merkure 21 Janar 2015
Dashi

Përfitoni sa me shume qe te mundeni sot nga ambienti i ngrohte qe do mbizotërojë ne jetën tuaj ne çift. Nëse respektoni mendimet e njeri-tjetrit jeta do jete edhe me e këndshme. Beqaret do kalojnë plot momente te këndshme nen praninë e miqve dhe te afërmve te tyre. Nuk i dihet çfarë mund te ndodhe me pas. Financat do influencohen pozitivisht nga Dielli dhe gjerat do ecin si duhet.
Demi

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do jeni me tolerante se kurrë me pare. Beqaret do e kenë mendjen tek puna dhe nuk do mendojnë aspak për krijimin e një lidhjeje. Me financat do merreni me seriozisht. Do i kuptoni me ne fund gabimet qe keni bere dhe do merrni masa.
Binjaket

Marrëdhënia ne çift do jete me e favorshme gjate kësaj dite. Do pranoni te bëni disa lëshime dhe madje do filloni edhe disa aventura ne mënyrë qe emocionet te jene te mëdha. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person te cilin do e takojnë rishtazi dhe do bëjnë çmos qe ta kenë pranë. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë me pare. Nuk priten vështirësi.
Gaforrja

Do kuptoheni me mire se kurrë me pare me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do mund t’i zgjidhni kollaj te gjitha problemet qe keni pasur ne te shkuarën. Nuk do e keni as te zorshme te falni. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar gjerat nuk do ecin ashtu si i kishit menduar. Kujdes me çdo lloj hapi apo shpenzimi ne mënyrë qe te mos ngeleni pa para.
Luani

Dielli do jete planeti qe do favorizoje bashkëpunimin ne çift gjate gjithë kësaj dite. Do jeni me te qarte ne mendime dhe do hidhni hapat e duhura. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do hidhen ne krahët e te parit qe do i propozoje. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ndikoje me gjerësisht. Ai do ju ndihmoje te jeni me te organizuar, prandaj te ardhurat mund te kenë disa përmirësime.
Virgjeresha

Sot do keni aspirata dhe mendime te njëjta me partnerin tuaj. Duke filluar qe nga mesdita do mendoni edhe për surpriza te vogla te cilat do e ngrohin edhe me tepër atmosferën. Beqaret te cilët prej shume kohesh presin vetëm një gjest nga dikush qe pëlqejnë, sot do jene me fat. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Përfitoni për te shlyer disa borxhe.
Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete e bekuar nga yjet gjate gjithë kësaj dite. Do jeni here sensuale e here romantike, prandaj çdo moment do jete i veçante. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por duke qene se do përzgjedhin shume, serish nuk do e ndryshojnë dot statusin. Ne planin financiar duhet te tregoheni ende vigjilente ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.
Akrepi

Edhe pse ne përgjithësi jeni te arsyeshëm dhe nuk nxitoheni për asgjë, ka rrezik qe sot te keni disa probleme ne jetën tuaj ne çift. Do silleni ndryshe nga zakonisht dhe kjo do e habisë partnerin. Beqaret nuk duhet te luajnë ne asnjë moment me zjarrin sepse ka rrezik te digjen keq. Ne planin financiar do jete Neptuni ai qe do ju ndihmoje te zgjidhni disa probleme.
Shigjetari

Me ne fund tensioni do marre fund ne jetën tuaj ne çift dhe ju do ndiheni me te lire për te shprehur atë qe ndjeni. Mbrëmja do jete edhe me e këndshme. Beqaret do realizojnë një takim vendimtar ne orët e mesditës dhe kjo do e ndryshoje tërësisht te ardhmen. Ne planin financiar do jeni shume me te përgjegjshëm, prandaj do mendoheni disa here para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.
Bricjapi

Marrëdhënia ne çift nuk do jete shume e keqe gjate kësaj dite megjithatë here pas here mund te ketë edhe debate. Mundohuni te bashkëpunoni dhe te hapni rruge. Beqaret bëjnë mire te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe si dhe duhet te shmangin propozimet nga persona te cilët sapo janë ndare. Ne planin financiar priten probleme goxha serioze. Tregohuni te kujdesshëm qe t’i zgjidhni sa me lehtësisht.
Ujori

Do jeni gjate gjithë kohës me nerva sot dhe për gjene me te vogël do debatoni me partnerin tuaj. Asgjë nuk ka për te shkuar si e keni dëshiruar. Beqaret do bëjnë te pamundurën për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Me pak sakrifica mund te arrihet çdo gjë. Plutoni do ju sjelle fat me shumice ne planin financiar. Jo vetëm qe do i shlyeni borxhet e do shpenzoni sa doni, por do hiqni edhe para mënjanë.
Peshqit

Fale mbështetjes se disa planetëve, jeta juaj ne çift do jete edhe me e mire sot. Do e merrni çdo gjë me qetësi dhe pa u nxituar aspak. Beqaret do kenë nevoje për një person serioz te cilin me shume gjase nuk do mund ta gjejnë dot sot. Ne planin financiar nuk do keni shume fat, megjithatë me këmbëngulje dhe kujdes mund te arrini ta mbani gjendjen te stabilizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *