Horoskopi ditor sot e hene 2 Shkurt 2015

By | 02/02/2015
horoskopi

Horoskopi ditor sot e hene 2 Shkurt 2015

Dashi

Jupiteri do e favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni pa fund me partnerin tuaj dhe mund te mendoni edhe ta zgjeroni familjen. Beqaret do zhgënjehen shume nga një person dhe nuk do duan te hedhin asnjë hap me tutje. Ne planin financiar nuk duhet te dorëzoheni përballë problemeve qe do ju dalin. Me pak sakrifica mund t’ia dilni mbanë.
Demi

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni dëshiruar. Beqaret ka shume mundësi te bien ne dashuri me një koleg pune te cilin gjithë kësaj kohe e kane injoruar. Çështjet financiare do i mbani gjithë kohës ne vëmendje prandaj nuk pritet asnjë problem. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.
Binjaket

Dite goxha e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Mbrëmja do jete plot ngjyra. Beqaret do realizojnë plot takime, mirëpo nuk do jene te sigurte për atë qe duan te bëjnë. Financat do mbeten te ekuilibruara për aq kohe sa ju t’i menaxhoni si duhet paratë qe keni.
Gaforrja

Pas një periudhe shume delikate për jetën tuaj ne çift, sot do vendosni te vini pikat mbi “i: dhe mbase edhe t’i jepni fund gjithckaje. Nuk mund te mbani me zor dike pas vetes. Beqaret do e kërkojnë kudo shpirtin e tyre binjak dhe një pjese do e gjejnë atë. Urani do ndikoje negativisht tek financat dhe do ju nxite te shpenzoni pa menduar aspak. Do keni vështirësi
Luani

Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe kjo do iu ndihmoje t’i zgjidhni ne çast problemet qe do iu dalin. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te marrin vendime. Mos u nxitoni te krijoni shpejt e shpejt një lidhje. Një fllad suksesi do fryje edhe ne planin financiar. Me ne fund buxheti do te stabilizohet.
Virgjeresha

Jeta sentimentale e çifteve do jete me e animuar gjate kësaj dite. Do i shprehni me tepër ato qe ndjeni si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah. Vazhdoni ne këtë rruge. Pjesa me e madhe e beqareve do bien ne dashuri. Do i provoni edhe ju emocionet e te qenit me dike pranë. Ne planin financiar mos ëndërroni me tepër sesa duhet. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
Peshorja

Dite mjaft e thjeshte kjo e sotmja për çiftet. Do kaloni momente te këndshme pranë atij qe dashuroni. Disa mund te fillojnë edhe ndonjë projekt te përbashkët. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim për ta arritur atë qe dëshirojnë. Po u nxituat nuk do krijoni lidhjen e ëndërruar. Ne planin financiar nuk do dini çfarë te bëni sepse situata do jete goxha problematike.
Akrepi

Dashuria ne çift do marre bekimin e yjeve gjate kësaj dite. Konfliktet do te qetësohen, vështirësitë do te zgjidhen dhe do kaloni momente ekstaze me atë qe keni ne krah. Për beqaret ka mundësi qe një miqësi e vjetër te kthehet ne diçka me tepër. Venusi do iu ndihmoje me financat, por mos merrni shume rreziqe. Shpenzoni me kursim edhe për disa kohe.
Shigjetari

Ndryshime te papritura do te tronditin pak te përditshmen e jetës suaj ne çift. Qëndroni te vëmendshëm sepse këto ndryshime mund te jene edhe ne favorin tuaj. Një takim sensacional pritet për beqaret. Tregohuni te matur dhe flisni pak dhe sakte! Do jeni shume te zotet ne bërjen e marrëveshjeve për te përmirësuar buxhetin. Është momenti i duhur edhe për shpenzimet e menduara.
Bricjapi

Nen influencën e Jupiterit jeta sentimentale e atyre qe janë ne një lidhje do jete e paqëndrueshme. Kujdes, mos kërkoni me çdo kusht te behet ashtu si thoni ju sepse do e ndërlikonit edhe me tepër situatën. Beqaret do mund te takojnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar ka ardhur kohe te bëni një riorganizim. Vetëm kështu do e shihni cila është gjendja.
Ujori

Do ketë një stuhi sot ne çift. Secili nga partneret do i përmbahet ideve te tij dhe do kërkojë me ngulm qe ai qe ka ne krah te ketë te njëjtat shije. Zgjidhja e vetme është toleranca! Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te krijojnë një lidhje. Nxitimi është këshilluese e keqe. Ndikimi i Diellit dhe Plutonit ne planin financiar do jete pozitiv. Vetëm kujdes mos bëni gabime nga euforia.
Peshqit

Dielli do shkëlqejë me shume sot ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni momente shume te këndshme pranë atij qe dashuroni dhe kënaqësitë do jete te shumta. Për beqaret jo vetëm qe do vijnë dashuri por ato do jene mjaft pasiononte dhe te veçanta. Përfitoni nga kjo dite. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë lek

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *