Horoskopi ditor sot e Hene 16 Shkurt 2015

By | 16/02/2015
horoskopi

Lexoni parashikimin e yjeve per Horoskopi ditor sot e Hene 16 Shkurt 2015
Dashi
(21 Mars – 20 Prill)
Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah sot dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje te njëpasnjëshme. Do ndiheni shpeshherë keq. Beqaret do fiksohen pas dikujt dhe nuk do i ndahen derisa te marrin një përgjigje pozitive. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite ne mënyrë qe te mos keni asnjë lloj vështirësie. Ju do mundni qe t’iu dilni mbanë.

Demi
(21 Prill – 20 Maj)
Pozicionimi i yjeve do sjelle plot te mira ne jetën tuaj sentimentale. Çdo moment do jete i veçante dhe i mbushur me pasion. Beqaret do ndihen te përhumbur dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Me mire qëndroni me miqtë dhe mos kërkoni dashurinë. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Ne disa momente do gjendeni edhe përballë vështirësive.

Binjaket
(21 Maj – 21 Qershor)
Dita do filloje e turbullt sot për ju qe jeni ne një lidhje, por me kalimin e orëve situata do qetësohet. Dielli do rilinde dhe ju do i kuptoni gabimet e bëra. Beqaret do jene gjithë kohës te impenjuar me pune dhe as qe do kenë mendje te mendojnë për jetën sentimentale. Me financat duhet te tregoheni sa me te matur qe te mundeni ne mënyrë qe situata mos ju dale jashtë kontrollit.

Gaforrja
(22 Qershor – 22 Korrik)
Pasioni do dominoje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sot. As vete nuk e kishit menduar se emocionet mund te kishin qene ndonjëherë kaq te fuqishme. Beqaret do kenë nevoje për pak kohe për t’u njohur mire me personin qe do i joshe dhe me pas te vendosin çfarë do bëjnë. Saturni do jete planeti qe do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do dilni nga telashet.

Luani
(23 Korrik – 22 Gusht)
Do përkujdeseni gjate gjithë ditës sot për partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te do vije duke u përmirësuar. Beqaret nuk do jene gati për te dale neper takime dhe kohen e lire do e kalojnë me miqtë dhe familjaret. Do ndihen me se miri pranë tyre. Gjendja e financave do filloje te stabilizohet disi. Do ju gjeni zgjidhje te gjitha telasheve qe ju kishin dale.

Virgjeresha
(23 Gusht – 22 Shtator)
Nëse keni nevoje për emocione te reja ne jetën sentimentale duhet te flisni sa me pare me partnerin tuaj. Ai do mundohet me sa te mundet t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret do fillojnë dashuriçka afatshkurtra, por tejet emocionuese. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi te madhe. Gjendja do vazhdoje te mbetet e mire për te gjithë ju.

Peshorja
(23 Shtator – 23 Tetor)
Do jeni shume agresive me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne pjesën me te madhe te ditës do konflikoteheni keq me te. Beqaret bëjnë mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sepse mundësitë qe do iu jepen nuk do jene aspak te mira. Ne planin financiar do ketë ndryshime pozitive te cilat do ju bëjnë te ndiheni me te qete. Do jeni disi me te kujdesshëm edhe me shpenzimet.

Akrepi
(24 Tetor – 22 Nëntor)
Priten probleme goxha te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si do e kishit dëshiruar dhe kjo për fajin tuaj. Beqaret do jene te parrezistueshëm dhe do marrin plot propozime dhe ftesa. Beni disa seleksionime ne mënyrë qe te gjeni personin e përshtatshëm. Gjendja e financave fatmirësisht do jete me e qëndrueshme se disa kohe me pare.

Shigjetari
(23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Mundohuni sa te mundeni te tregoheni diplomate sot juve qe jeni ne një lidhje sepse jo çdo histeri tuajën do e duroje ai qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i dëgjojnë këshillat e me te mëdhenjve sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do vije duke u përmirësuar nëse merrni masa dhe ulni shpenzimet.

Bricjapi
(22 Dhjetor – 20 Janar)
Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire gjate gjithë kësaj dite kështu qe gjerat do ecin për bukuri ne jetën tuaj sentimentale. Ndjenjat do jene akoma me te forta. Beqaret do marrin propozime te shumta dhe do ndihen te përkëdhelur. Kujdes me vendimet! Ne planin financiar gjendja do lere ende për te dëshiruar. Nuk do ja dilni dot pa ndihmën e disa te afërmve.

Ujori
(21 Janar – 19 Shkurt)
Nëse jeni ne një lidhje merrini gjerat sa me shtruar sot dhe pranoni te flisni gjere e gjate me partnerin për disa tema delikate te se shkuarës. Njëherë duhet ta bëni këtë. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet sepse mund ta lëndojnë pa mase veten. Me financat do jeni inteligjente dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje. Do ndiheni me mire se kurrë me pare.

Peshqit
(20 Shkurt – 20 Mars)
Marrëdhënia ne çift do karakterizohet nga delikatese dhe ëmbëlsia gjate kësaj dite. Do ndiheni shume mire ne krahët e partnerit dhe emocionet do jene te shumta. Beqaret do tërhiqen nga disa persona qe me pare i kane refuzuar. Do e kenë disi te vështirë për ta afruar. Gjendja e financave do jete shume me e mire nga sa ju e keni menduar. Nuk pritet asnjë surprize e keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *