Horoskopi ditor sot e Enjte 19 Shkurt 2015

By | 19/02/2015
horoskopi ditor

Lexoni parashikimin e yjeve per Horoskopi ditor sot e Enjte 19 Shkurt 2015
Dashi
(21 Mars – 20 Prill)
Asgjë nuk ka për te ecur mire sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet te tregoheni te kujdesshëm dhe te matur para se te flisni. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do mund te realizojnë edhe disa takime interesante. Shfrytëzojeni çdo mundësi. Gjendja financiare do mbetet gjithë kohës e ekuilibruar. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër për gjera te domosdoshme.

Demi
(21 Prill – 20 Maj)
Do jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do debatoni ne çdo moment me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene te bindur për hapat qe duhet te hedhin dhe do bëjnë te pamundurën për te bere për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme duke qene se gjendja do jete shume me e mire se me pare.

Binjaket
(21 Maj – 21 Qershor)
Dashuria do jete e privilegjuar gjate gjithë kësaj dite dhe ne çdo moment do përjetoni emocione te fuqishme. Surprizat nuk do mungojnë nga te dyja palët. Beqaret do mbeten edhe gjate kësaj dite vetëm sepse do refuzojnë mundësi shume te mira. Gjendja e financave do lere për te dëshiruar madje nuk do kryeni dot as shpenzimet me te domosdoshme.

Gaforrja
(22 Qershor – 22 Korrik)
Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Beqaret do jene shume te pavëmendshëm dhe nuk do mundin dot te përfitojnë nga disa persona qe po i joshin me sy. Do pendohen, por do jete vone. Ne planin financiar do ju mungoje serioziteti dhe ka rrezik te bëni gabime te pafalshme. Buxheti do ketë tronditje te njëpasnjëshme.

Luani
(23 Korrik – 22 Gusht)
Nuk do i jepni aspak rëndësi jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme te mëdha me pas. Partneri do ju gjykoje dhe do ju kritikoje fort. Beqaret duhet me patjetër te refuzojnë disa ftesa qe do ju bëhen sepse ata persona nuk janë ashtu si duken. Ne planin financiar do bëni gabime dhe ne një moment situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

Virgjeresha
(23 Gusht – 22 Shtator)
Duhet me patjetër te merrni masa strikte gjate kësaj nëse doni qe gjendja ne jetën tuaj ne çift te përmirësohet. Po ja hodhët gjithë kohës fajin partnerit do gaboni rende. Beqaret do kenë një dite shume te qete dhe pa probleme. Beni atë qe do ndjeni. Gjendja e financave do filloje dalëngadalë te stabilizohet pas një sere problemesh qe keni pasur se fundmi.

Peshorja
(23 Shtator – 23 Tetor)
Priten disa probleme te vogla sot ne mëngjes ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah te cilat mund t’ua prishin disi humorin. Gjithsesi nëse ju dëshironi mund ta ndryshoni rrënjësisht situatën. Toleroni dhe mundohuni t’i respektoni mendimet e tjetrit. Beqaret do jene shume te pafat ne dashuri. Me financat nga ana tjetër do silleni mire dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

Akrepi
(24 Tetor – 22 Nëntor)
Pasioni do rikthehet ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe emocionet qe do përjetoni do jene te fuqishme. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni çdo moment. Beqaret do marrin propozime pa fund dhe nuk do dine cilin person qe te zgjedhin. Njihuni mire me ta dhe me pas vendosni. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm sepse mund t’iu dalin te papritura.

Shigjetari
(23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Duhet te reflektoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin si duhet me partnerin. Merrni edhe vendime nëse do jete e nevojshme. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë një histori dashurie interesante dhe mjaft emocionuese. Financat do jene shume delikate dhe nuk do mund te kryeni as shpenzimet e nevojshme. Fatmirësisht familjaren nuk do ju lënë ne balte.

Bricjapi
(22 Dhjetor – 20 Janar)
Nuk do lejoni për asnjë çast sot qe dikush te ndërhyjë ne jetën tuaj ne çift dhe t’ua prishe planet. Lidhja juaj është e shenjte dhe për këtë mund te bëni çdo sakrifice. Beqaret do ndihen te përhumbur dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te joshur dike. Ne planin financiar mire është te mos tregoheni impulsive dhe gjerat kane për t’iu ecur me se miri.

Ujori
(21 Janar – 19 Shkurt)
Do jeni shume te sjellshëm dhe tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka ka për t’iu ecur me se miri. Beqaret nga ana tjetër do dashurohen pas një personi i cili do i beje te ndihen si mbi re. Çdo do jete shume here me ndryshe se me pare. Ne planin financiar nuk duhet te kënaqeni me pak, por duhet te gjeni një mënyrë si ta përmirësoni buxhetin.

Peshqit
(20 Shkurt – 20 Mars)
Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa asnjë te jashtëzakonshme. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete i forte. Nëse jeni beqare dhe po kërkoni me ngulm dashurinë, sot do ndiheni me fat dhe te plotësuar. Gjithçka do ece për mrekulli. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ndikoje pozitivisht dhe do ju nxite te jeni me te logjikshëm me shpenzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *