Horoskopi ditor sot e Enjte 18 Dhjetor 2014

By | 18/12/2014
horoskopi ditor

Horoskopi ditor sot e Enjte 18 Dhjetor 2014

Dashi

Nen ndikimin e forte te Jupiterit, jeta juaj ne çift ka rrezik te kaloje një dite te trazuar sot. Do e keni te vështirë te merreni vesh me partnerin dhe shpesh do grindeni me te. Beqaret do kenë disa takime, megjithatë do preferojnë te presin edhe pak përpara se te vendosin për diçka. Ne planin financiar do e ruani ekuilibrin dhe asgjë nuk ka për te shkuar keq.
Demi

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate edhe gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe do doni vetëm te dale e juaja. Kujdes! Beqaret do lëvizin çdo lloj guri ne mënyrë qe jeta e tyre sentimentale te ndryshoje njëherë e mire. Financat do ndërlikohen tej mase dhe do e keni te vështirë te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme.
Binjaket

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e ngrohte. Ne mbrëmje do kaloni edhe çaste romantike me te. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do arrije dot t’i shprehin ndjenjat ashtu si do i kenë ne zemër. Ka mundësi qe edhe sot te mbeten vetëm. Ne planin financiar priten probleme goxha te mëdha.
Gaforrja

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe se bashku do merrni edhe vendime me rëndësi te madhe. Beqaret do jene tejet te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për te dale neper takime. Financat do kërkojnë maturi dhe vetëm maturi. Vetëm ne këtë mënyrë nuk do keni probleme.
Luani

Pas disa momenteve jo shume te këndshme qe keni kaluar kohet e fundit ne jetën ne çift, sot do filloni ta përforconi lidhjen. Mbajini gjithë kohës këmbët ne toke dhe mos ëndërroni me shume sesa duhet. As beqaret nuk duhet te fillojnë aventura pa baza te mira sepse do lëndohen. Beni sa me shume ekonomi te mundni qe situata financiare te jete e stabilizuar. Ju mund ta bëni këtë.
Virgjeresha

Ne planin sentimental do jete Jupiteri ai qe do ndikoje se tepërmi. Për çiftet do sjelle forcim te lidhjes dhe me tepër bashkëpunim, ndërsa për beqaret do sjelle takime vendimtare. Mund te filloni aventura shume te këndshme qe do ua mbushin shpirtin me gëzim. Projektet qe kishin ndërmend ne planin financiar nuk do mund t’iu realizohen dot. Mundohuni te shmangni shpenzimet.
Peshorja

Çiftet duhet te bëjnë kujdes nga disa planetë. Ata mund te sjellin mosmarrëveshje te cilat do iu lëndojnë si ju ashtu edhe partnerin tuaj. Beqaret, fale Hënës do kenë plot takime interesante. Merrni kohen e duhur për t’i njohur sa me mire këta persona dhe mos bëni premtime. Financat nuk do jene te njëjta për te gjithë. Disa do i stabilizojnë e disa te tjerë do kenë tronditje te vogla.
Akrepi

Do kaloni plot çaste te lumtura sot ne krahët e partnerit dhe do iu duket vetja si ne ëndërr. Çdo sekonde pranë tij duhet shfrytëzuar deri ne maksimum. Beqaret do kenë plot çaste fantastike sepse do takojnë personin e përshtatshëm. Te ardhurat do fillojnë dalëngadalë te stabilizohen. Do mund t’i shlyeni edhe disa borxhe qe keni pasur e do ndiheni me te qete.
Shigjetari

Ne jetën ne çift do e luftoni melankolinë qe iu kishte pushtuar dhe do zgjidhni edhe disa problem qe keni pasur. Mundohuni te planifikoni edhe ndonjë darke romantike. Beqaret do jene te frymëzuar dhe do bëjnë çmos për te gjetur personin e duhur. Dëshirat ka mundësi t’iu konkretizohen. Bëjini mire llogarite ne planin financiar dhe ulni sa te mundni shpenzimet.
Bricjapi

Sot do e kuptoni me mire se keni shume te përbashkëta me partnerin tuaj. Lidhja juaj do te forcohet edhe me tepër dhe do ndiheni mire. Me ne fund beqaret do te përjetojnë emocione te mëdha. Do joshni dhe do arrini te bëni për vete atë qe iu pëlqen. Me Merkurin ne anën tuaj do tregoheni shume me te matur me shpenzimet dhe financat do fillojnë te stabilizohen. Përfitoni!
Ujori

Ju qe jeni ne çift duhet te bëni kujdes me xhelozinë e tepruar. Posesiviteti mund t’ua prishe gjithë ambientin qe ishte krijuar deri me sot dhe partneri do zhgënjehet. Beqaret do kenë me tepër dëshirë te flirtojnë sesa te krijojnë një lidhje serioze. Megjithatë për disa mund te vije dikush qe do ua ndryshoje mendjen. Financat do përmirësohen dhe do keni mundësi te bëni ndonjë investim.
Peshqit

Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me te do filloje te ngrohet tej mase. Beqaret do jene me te përqendruar ndaj punës dhe do e lënë pas dore krijimin e një lidhjeje. Do ju bien me shkelm mundësive te mira. Ne planin financiar, Saturni do ju sjelle fat me shumice. Gjendja do konsolidohet tej mase dhe do i kryeni pa frike disa shpenzime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *