Horoskopi ditor sot e Enjte 12 Shkurt 2015

By | 12/02/2015
horoskopi

Lexoni parashikimin e yjeve per Horoskopi ditor sot e Enjte 12 Shkurt 2015
Dashi

Në përgjithësi dita e sotme do të jetë e mirë pasi do të predominojë edhe sot pozitiviteti i Marsit dhe Afërditës në shenjë. Veçanërisht në planin sentimental priten zhvillime mjaft interesante.

Demi

Rrethanat ju imponojnë të tregoheni shumë të matur dhe shumë të durueshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraset e përplasje. Mundohuni të mos i gjigantizoni problemet pa qenë nevoja.

Binjakët

Eshtë një moment jo fort i mirë ky që po kaloni, por duhet të rezistoni, pasi është një situatë e përkoheshme. Nuk ju mungojnë as aftësitë e as optimizmi për t’ia daslë mbanë. Një oferte e re duhet studiuar.

Gaforrja

Meqenëse yjet në shenjën tuaj nuk janë shumë të favorshëm për aspektin ekonomik, do të ishte mirë që sot ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë. Dikush mund t’ju bëjë një propozim interesant.

Luani

Sot është Merkuri ai që, duke qenë në një orbitë të favorshme, mund t;ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht. Polemikat e kota nuk ndihmojnë aspak për të ruajtur raportet me dikë.

Virgjëresha

Sinjale stabiliteti në punë vijnë nga Saturni që gradualisht do të bëhet dominues në shenjën tuaj. Kujdes, sepse dëshira e pakontrolluar për arritur gjithçka mund të bëjë të bini viktimë e ndonjë mashtrimi.

Peshorja

Eshtë momenti më i përshtatshëm për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse janë shumë të çmuara për ju energjitë që ju vijnë nga qielli. Tensionet e vogla mund t’ju çorientojnë prandaj hapni sytë mirë.

Akrepi

Kuadri yjor sot është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në impenjimet e karakterit profesional ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Mërzia evitohet duken u treguar aktivë në shoqëri.

Shigjetari

Gjeometritë yjore janë në një harmoni perfekte me atmosferën e një periudhe shumë të mirë që po kaloni qe që është e destinuar të zgjasë. Të reja interesante priten në drejtim të fushës profesionale.

Bricjapi

Edhe për ju ylli juaj i mirë është Saturni, por ju këshillohet që të tregoheni shumë të matur dhe të hidhini nga një hap të vogël përpara. Dobësimin i ndikimit të Marsit e ka ulur paksa agresivitetin tuaj.

Ujori

Nën egidën e Afërditës në shenjë do të ndjeni një sens të tillë sigurie dhe mbrojtjeje që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet trë keni më shumë besim në aftësitë tuaja.

Peshqit

Duket se ndikimi i Afërditës është në rënie, ndersa gjithnjë e më aktive është Hëna që rrit shumë sensibilitetin tuaj. Ju këshillohet të tregoheni të matur, sidomos kur ju kërkohet të shpreheni për dikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *