Horoskopi ditor sot e Djele 22 Shkurt 2015

By | 22/02/2015
horoskopi ditor

Lexoni parashikimin e yjeve per Horoskopi ditor sot e Djele 22 Shkurt 2015
Dashi
Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

Demi
Qielli i “papërshtatshëm” sot nuk ju favorizon, prandaj është më mirë që ta shtyni për pak kohë nnjë plan apo projekt që jeni gati për ta nisur. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

Binjakët
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

Gaforrja
Sektori i punës, pas një “përgjumjeje” të shkurtër duket se do të gjallërohet pasi është merkuri “katalizatori” i kësaj fushe. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

Luani
Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë, por “Marsi” kokëfortë vazhdon të hedhë “vickla” duke ju penguar në ndonjë rast. Këjdues sepse hëna ju stimulon egoizmin.

Virgjëresha
Do të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e marsit, i cili, në më të shumtën e rastece do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një hënë e qetë në do të thotë kthjelltësi në mendim.

Peshorja
Edhe për ju, prania në shenjë e marsit, megjithë “telashet”që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë dhe duket se ju shkund nga apatia. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Akrepi
Fakti që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është në vetvete shumë domethënës, pasi nën “hijen” e panetit të kuq keni ndërmarrë veprime të nxituara. Mirë erosi.

Shigjetari
Qielli juaj është i tranzituar nga një numër planetësh “të mirë” prandaj parashikohet njën ditë pozitive bë shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

Bricjapi
Edhe pse nuk parashikohet ndonëj ditë e shkëlqyer, në përgjithësi jeni ët asistuar nga yje të mirë. E vetna “njollë’ mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë herë melanklolikë e herë nervozë.

Ujori
Edhe për jy “trafiku” qiellor është shumë i ngarkuar, por do të jeni të “privilegjuarit” e Marsit “luftarak” dhe Afërditës “së ëmbël”. Sot do të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla.

Peshqit
Ndjeheni të plogët, të rëndë e pa shumë dëshirë për të punuar? Nuk ka sio të ndodhë ndryshe me Marsin hijerëndë që ju rri “çekiç” mbi kokë. Por është një periudhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *