Horoskopi ditor sot e Djele 14 Dhjetor 2014

By | 14/12/2014
horoskopi ditor

Lexoni Horoskopin ditor sot e Djele 14 Dhjetor 2014

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Beqaret do kenë disa takime, por fatkeqësisht asnjeri prej tyre nuk do jete ashtu si e kishin ëndërruar. Ne planin financiar mos merrni me shume hua sepse nuk do arrini dot t’i shlyeni me vone. Situata tashme është e qëndrueshme.
Demi

Partneri do ua shprehe pa fund ndjenjat gjate gjithë kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Përfitoni për te provuar edhe ndonjë eksperience te re se bashku. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Me financat tregohuni largpamës dhe mos shpenzoni shuma te konsiderueshme. Po e mbajtët dhe sot buxhetin te stabilizuar, me vone gjendja do përmirësohet.
Binjaket

Ata qe janë ne një lidhje duhet te zgjidhin njëherë e mire te gjitha problemet qe kane pasur me partnerin sepse përndryshe nuk do mund te ecin dot me tej. Kërkoni edhe ndihme po te jete nevoja. Beqaret fatkeqësisht do jene ende pa fat dhe do mbeten me te njëjtin status. Gjendja financiare do jete katastrofike. Kujdes me çdo lloj hapi qe do hidhni.
Gaforrja

Do jeni shume bujare sot ndaj partnerit tuaj dhe do ja falni edhe gabimet e vogla qe ka bere me pare. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Gjendja financiare do vije duke u përmirësuar. Do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjendja do jete e mire. Edhe borxhet do i shlyeni.
Luani

Sot do jeni me tolerante ju qe jeni ne një lidhje dhe gjendja me te do jete goxha me e qëndrueshme. Nuk do mungojnë as surprizat. Beqaret do kenë një dite te ndërlikuar dhe pa takime te veçanta. Me mire te mendojnë ta kalojnë ditën me miqtë. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Mund te fitoni ndonjë lotari dhe do keni para te mjaftueshme edhe për te ardhmen.
Virgjeresha

Do ndiheni si te burgosur sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do vuani tej mase. Asgjë nuk ka për te ecur si e kishit ëndërruar. Beqaret nuk duhet t’i humbin shpresat deri ne momentin e fundit. Ne orët e pasdites priten disa gjera te jashtëzakonshme. Çështjet financiare do mbeten delikate. Po kryet çmenduri gjendja do përkeqësohet akoma me shume. Kujdes!
Peshorja

Ne mëngjes do keni disa konflikte te vogla me partnerin te cilat do iu mërzitin pa mase. Mundohuni te tregoheni optimiste dhe te mendoni se gjithçka mund te ketë një zgjidhje. Beqaret do jene shume te ndjeshëm dhe do i pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do ndërmerrni edhe rreziqe vetëm qe gjendja te mbetet e qëndrueshme. Do ja dilni mbanë.
Akrepi

Sot as qe do mendoni te hapni rruge ne jetën tuaj ne çift, përkundrazi do jeni kokëfortë dhe do doni te dale e juaja. Mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do e joshin gjate gjithë kohës dike qe pëlqejnë dhe nuk do i ndahen atij derisa ta tërheqin pas vetes. Për t’i stabilizuar financat, duhet te ndiqni një strategji strikte. Kërkoni ndihme nga te afërmit.
Shigjetari

Dite goxha negative kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju kujtohen problemet e se shkuarës dhe do debatoni fort me partnerin. Beqaret do ndihen me te sigurte për te filluar një lidhje dhe do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse do mund te përballeni me probleme serioze me vone.
Bricjapi

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur nga yjet. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe sytë do ju shkëlqejnë kur te jeni pranë tij. Beqaret do jene te paduruar dhe ka rrezik te bëjnë disa gabime te pafalshme. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Jo vetëm qe do i rregulloni te gjitha problemet, por do mund te siguroni edhe te ardhmen.
Ujori

Do keni energjinë e duhur sot ju te dashuruarit dhe do dilni nga situata delikate ku ishit futur. Me ne fund do i kuptoni gabimet dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar me ne fund do e rigjeni ekuilibrin dhe gjendja do jete shume me e qëndrueshme. Do ndiheni te qete.
Peshqit

Do kaloni një dite shume te vështirë sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithë kohës do jeni me nerva. Mire është te praktikoni yoga. Do ndiheni disi me te qete. Beqaret do ndihen te kënaqur me takimet qe do realizojnë dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar gjendja do jete me e mire se kurrë me pare. Përfitoni për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *