Horoskopi ditor sot 9 tetor 2014

By | 09/10/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 9 tetor 2014

Dashi
(21 Mars – 20 Prill)
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete goxha i ngrohte gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit tuaj do ndiheni me se miri dhe nuk do kërkoni asgjë me shume. Beqaret nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër megjithatë nuk do bien ne melankoli. Miqtë do ju bëjnë edhe surpriza. Situata financiare do filloje te stabilizohet fale masave strikte qe do merrni.

Demi
(21 Prill – 20 Maj)
Gjate kësaj dite do bini për çdo gjë dakord me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin me se mire. Komunikimi dhe toleranca janë pikat tuaja me te forta. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri megjithatë mire është te mos dorëzohen deri ne sekondën e fundit. Asnjëherë nuk i dihet. Financat nuk do i menaxhoni ashtu si duhet prandaj edhe situata do ketë goxha probleme.

Binjaket
(21 Maj – 21 Qershor)
Sot do jete një dite e bekuar dhe me plot çaste te veçanta për ju qe jeni ne një lidhje. Ne disa momente do ju duket sikur do jeni mbi re. Beqaret do kenë takime impresionuese qe ne orët e para te mëngjesit me persona te cilat janë mendje hapur dhe mjaft serioze. Ne planin financiar mund te ndërmerrni edhe rreziqe, por situata do mbetet e njëjtë.

Gaforrja
(22 Qershor – 22 Korrik)
Do ketë disa mosmarrëveshje për tema mjaft delikate gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Shpeshherë do ndiheni keq dhe do kërkoni te bëni ndryshime. Beqaret duhet te bëjnë akoma me shume durim sepse gjerat nuk mund te ndodhin sa hap e mbyll sytë. Urani do jete planeti qe do ju mbështesë ne planin financiar dhe do ju ndihmoje qe gjendja te përmirësohet.

Luani
(23 Korrik – 22 Gusht)
Do keni shume mosmarrëveshje sot me partnerin tuaj dhe asgjë nuk do ece si duhet. Mundohuni te toleroni sepse përndryshe gjerat do marrin tatëpjetën. Beqaret duhet te dëgjojnë me shume zemrën gjate kësaj dite sepse ajo do i drejtoje ku duhet. Shpenzimet duhet bere sa me te kufizuara ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.

Virgjeresha
(23 Gusht – 22 Shtator)
Beni mire te mos nxitoheni me asgjë sot ju te dashuruarit sepse gjendja mund te mos kontrollohet dot me vone. Ata qe kane kohe qe janë bashke do e zgjidhin gjithçka me shpejt. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë për takime nuk janë te mira. Financat do mbeten ne një gjendje goxha te qëndrueshme edhe pse ne fakt shpenzime do kryeni.

Peshorja
(23 Shtator – 23 Tetor)
Sot do jeni me te sigurte për lidhjen tuaj dhe do merrni edhe vendime për te ardhmen. Dashuria juaj për partnerin dhe e tij për ju është aq e madhe saqë te gjithë ju kane zili. Beqaret do takojnë me ne fund personin e duhet dhe do fillojnë një histori dashurie afatgjate. Me financat do jeni shume te kujdesshëm dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

Akrepi
(24 Tetor – 22 Nëntor)
Dite shume e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh me personin qe keni ne krah dhe do debatoni shume ashpër me te. Beqaret do ndiheni mire me statusin qe kane dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate prandaj do bëni mire te kërkoni ndihme nga specialistet.

Shigjetari
(23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Priten çaste te këndshme sot ne jetën tuaj sentimentale. Si ju dhe partneri do jeni gati te bëni ndonjë çmenduri vetëm për te ndryshuar rutinën. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare, vetëm se duhet te tregohen sa me te hapur, jo te mbyllen ne shtëpi dhe te presin. Financat do marrin bekimin e yjeve dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

Bricjapi
(22 Dhjetor – 20 Janar)
Nuk do jeni aspak ne humor gjate kësaj dite dhe do debatoni për gjitha me personin qe keni ne krah. Fatkeqësisht asgjë nuk do shkoje si e kishit ëndërruar. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Ne planin financiar do e dini mire çfarë te bëni qe gjendja te ketë disa përmirësime. Edhe familjaret do ju japin një ndihme.

Ujori
(21 Janar – 19 Shkurt)
Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si e kishit ëndërruar kështu qe duhet te tregoheni te kujdesshëm. Beqaret do fillojnë një histori dashurie romantike e cila do iu sjelle emocione te papërsëritshme. Financat nuk do dini si t’i menaxhoni dhe ne një moment situata do ju dale jashtë kontrollit.

Peshqit
(20 Shkurt – 20 Mars)
Duhet te reflektoni me kujdes sot ju qe jeni ne një lidhje dhe te merrni disa vendime me rëndësi. Nuk duhet humbur me kohe. Beqaret do krijojnë një lidhje te forte me dike qe kane pak kohe qe e njohin. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar do përkujdeseni mjaft dhe situata nuk do ketë as tronditjen me te vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *