Horoskopi ditor sot 8 Gusht 2014

By | 08/08/2014
horoskopi

Dashi

Me një sërë planetësh pozitivë në shenjë, pavarësisht nga “stërkëmbësat” Hënës agresive  do të keni shumë ngjarje pozitive në planin sentimental. Tregoni më shumë kujdes për ekonominë tuaj.

 

Demi

Sa më shumë objektivi duket më i afërt aq më tepër shtohen vështirësitë për ta arritur dhe pengesat që ju sjellin të tjerët. Humori juaj është i alternuar dhe kjo gjë ju bën të mos jeni shumë të disponueshëm për të tjerët.

 

Binjakët

Është vërtet e vështirë dhe aspak e pëlqyeshme t’i rikthehesh një pune të lënë për gjysmë, por kur është e domosdoshme nuk ke ç’bën tjetër veçse të nënshtrohesh. Duhet të jeni më bindës për idetë tuaja.

 

Gaforrja

Është një ditë mjaft e mirë për ju, sepse do të jeni në ndikimin e Afërditës dhe ylli i dashurisë nuk ju le asnjëherë në baltë. Kërkojini dhe do t’ju plotësohet dëshira.  Intensive raportet sentimentale.

 

Luani

Në sajë të Afërditës, Marsit e natyrisht edhe vullnetit tuaj, ripërtëritja juaj do të jetë e shpejtë dhe jeni gati për revansh. Por kujdes, dikush kërkon t’ju verë shkopinj në rrota.

 

Virgjëresha

Megjithëse të gjitha numrat e shifrat flasin për ju, të paktën në fushën profesionale, duket se kjo nuk ju bën edhe aq përshtypje. Ndoshta ngaqë mendja juaj punon për diçka tjetër, që ka të bëjë me zemrën…

 

Peshorja

Jeni akoma në kohë të bëni bilancet në planin ekonomik, para se të jetë vonë, sepse në një klimë të pafavorshme për financat tuaja, nuk ka kuptim të shpenzoni pa kriter. Hëna ju bën magjepsës në dashuri.

 

Akrepi

Mbështetjet planetare janë të tilla që sot mund të ndërmerrni veprime të tilla, për të cilat, vetëm pak ditë më parë duhej të mateshit mirë. Një surprizë e këndshme në planin sentimental ju risjell humorin.

 

Shigjetari

Për shkak të kontrastit që ju bëjnë Saturni dhe Marsi, periudha që po kaloni është plot vështirësi dhe në një farë mënyre edhe e mundimshme. Për fatin tuaj të mirë është Afërdita që ju lehtëson nga ana shpirtërore.

 

Bricjapi

Është një moment delikat për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje dhe ju këshillohet që të mos ekspozoheni në pohime apo deklarata të pamenduara. Guximin tuaj shfaqeni në dashuri…

 

Ujori

Mund të ndjeheni të lodhur fizikisht, ndoshta edhe të stresuar disi nga moria e punëve që keni përpara, por sodisfaksionet do të jenë aq të shumta, sa do të harroni gjithçka shumë shpejt. Interesant erosi.

 

Peshqit

Përfitoni nga një ditë kur planetët janë të gjithë me ju për t’i hapur rrugën realizimit të një projekti. Jeni disi të mbyllur, por kjo nuk ju ndihmon aspak,  prandaj hapuni dikujt, pse jo edhe partnerit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *