Horoskopi ditor sot 7 Gusht 2014

By | 07/08/2014
horoskopi ditor

DASHI

Impenjimet dhe punët intensive që keni sot, do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe nervozë. Kujdes në marrëdhëniet me të tjerët. Bëni mirë të mbani ekuilibrat në shtëpinë tuaj.

DEMI

Merkuri në shenjë ju premton sukses në fushën profesionale. Do të shihni se problemet tuaja janë drejt një zgjidhjeje të shpejtë. Një mbrëmje dëfryese mes miqsh, do t’ju bëjë të ndjeheni mjaft mirë.

BINJAKËT

Yjet ju këshillojnë të mos merrni përsipër impenjime që nuk i arrini deri në fund. Bëni kujdes në investimet tuaja, pasi mund të gjendeni para një problemi financiar. Mos lini shëndetin pas dore.

GAFORRJA

Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj, nuk është i frytshëm as në humorin dhe as në punët tuaja të përditshme. Koha mund t’ju ikë nga duart duke ju lënë prapa me impenjimet tuaja. Telefonatë e largët.

LUANI

Në këtë ditë, fati do t’ju ndihmojë të jeni më të mprehtë në takimet, impenjimet dhe çështjet profesionale. Përsa i përket jetës sentimentale, mos lini pas dore çështjet që në pamje të parë duken të parëndësishme.

VIRGJËRESHA

Sot do të jeni të privilegjuarit e Afërditës dhe do të ndiheni me fat si në sferën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale. Në mbrëmje, një takim i rëndësishëm do të ndryshojë karrierën tuaj.

PESHORJA

Prej ditësh ndiheni të lodhur, por mos u dëshpëroni sepse do të shpërbleheni për punën që keni bërë. Në aspektin sentimental duhet të rikuperoni kohën e humbur, pasi kjo ndikon edhe në humorin tuaj.

AKREPI

Sot ndiheni të nervozuar për shkak të problemeve dhe konflikteve të ndryshme me familjen. Bëni mirë të zgjidhni problemet dhe divergjencat tuaja sa më shpejt. Një dietë e vogël nuk do t’ju bënte keq.

SHIGJETARI

Marsi do të jetë përsëri në shenjën tuaj duke harmonizuar raportet me njerëzit e dashur. Për ju që jeni single priten takime dhe surpriza që do të ndryshojnë sferën tuaj sentimentale.

BRICJAPI

Mërkuri ju bën konfuzë duke ju sjellë mosmarrëveshje dhe konflikte me njerëzit me të cilët ju punoni. Mundohuni t’i zgjidhni këto konflikte sa nuk është vonë. Një vizitë tek mjeku do të ishte e rekomandueshme.

UJORI

Pas një periudhe shumë tensionuese për ju, Mërkuri do t’ju ndihmojë në problemet financiare si edhe ato profesionale ku do të spikasë edhe kreativiteti juaj. Momente magjike pranë partnerit tuaj do t’ju relaksojnë.

PESHQIT

Kjo ditë do të jetë plot diell për ju, falë pozitivitetit dhe optimizmit që ju karakterizon. Kjo do t’ju ndihmojë në zbatimin e projekteve që tashmë janë aprovuar. Një mbrëmje e këndshme me familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *