Horoskopi ditor sot 30 Shtator 2014

By | 30/09/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 30 Shtator 2014

Dashi

Duhet te reflektoni gjere e gjate gjithë kësaj dite ne lidhje me atë qe doni te bëni ne jetën tuaj sentimentale. Koha ikën pa u kuptuar kështu qe ju duhet te përfitoni sa te mundni. Beqaret le t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Ne planin financiar do mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër dhe gjendja do mbetet mjaft e qëndrueshme.
Demi

Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet ne asnjë mënyrë te guxoni te provoni aventura te tjera sepse do shkatërroni diçka qe e keni ndërtuar me aq mund. Nëse jeni vetëm, klima yjore do jete mjaft e favorshme sot për te realizuar takime mbresëlënëse. Ne planin financiar duhet te shmangni çdo lloj çmendurie sepse situata mund te përkeqësohet tej mase.
Binjaket

Ka shume mundësi qe marrëdhënia juaj ne çift te ketë disa përmirësime gjate kësaj dite. Do jeni me te hapur dhe nga ana tjetër do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme dhe te bukur, pavarësisht se nuk do e gjejnë dashurinë. Financat mund te përmirësohen vetëm fale ndonjë shpërblimi qe mund te merrni, përndryshe gjendja do mbetet e njëjtë.
Gaforrja

Do ju duhet te bëni zgjedhje vërtet te vështira gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale, por gjithçka për te krijuar një ambient edhe me te këndshëm e për te gjetur lumturinë. Beqaret do ndihen mjaft mire ndaj disa personave qe do njohin dhe do preferojnë ta çojnë me tej këtë njohje. Ne planin financiar fatmirësisht do jeni me fat dhe do arrini t’i rregulloni problemet.
Luani

Dite mjaft e qete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do gjeni mirëkuptimin me njeri-tjetrin. Edhe beqaret do kalojnë një dite te animuar dhe te mbushur me takime fantastike. As vete nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë se gjithçka do ju ndryshonte kaq shpejt. Ne planin financiar do keni vështirësi nëse nuk merrni masat e duhura. Kujdes!
Virgjeresha

Neptuni do jete planeti qe do e favorizoje jetën tuaj sentimentale gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit do përjetoni çaste vërtet fantastike. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me çdo hap qe do hedhin sepse përndryshe do pendohen për gjithë jetën. Me financat nuk do keni aspak vështirësi. Do arrini madje te shlyeni edhe borxhet qe keni marre shume kohe me pare.
Peshorja

Mos e konsideroni ne asnjë moment partnerin tuaj si kundërshtar sepse ne fakt ai kërkon vetëm te mirën tuaj. Nga ana tjetër tregohuni te matur dhe mos kërkoni te bëni çmenduri. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin sot për te joshur personat qe pëlqejnë. Marrëdhënia me paranë nuk do jete shume e mire. Kujdes me shpenzimet e konsiderueshme.
Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete shume e bukur gjate kësaj dite. Priten emocione te paimagjinueshme te cilat do ju bëjnë t’iu rrahe zemra fort. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë e madhe. Financat do jene paksa me te mire se disa dite me pare, megjithatë mire është te mos shpenzoni shume dhe te hiqni disa para mënjanë.
Shigjetari

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën sentimentale dhe shmangni debatet e mëdha me partnerin. Mendoni vetëm për te ardhmen dhe toleroni pak me tepër. Beqaret do jene shume sensuale dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Ka shume gjasa qe deri ne fund te ditës te ndryshojnë status. Te ardhurat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni.
Bricjapi

Mos u tregoni shume posesive gjate kësaj dite juve te dashuruarit sepse situata mund te dale jashtë kontrollit dhe do keni mosmarrëveshje te mëdha me pas. Beqaret do kenë veçse aventura kalimtare, jo dashuri te mëdha. Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë me pare. Do jeni te detyruar te kryeni disa shpenzime dhe nëse nuk tregoheni te matur situata do përkeqësohet.
Ujori

Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje, dite do jete goxha e qete. Nga ana tjetër ata qe janë treguar kokëfortë dhe aspak tolerante me partnerin , situata do vazhdoje te mbetet e ndërlikuar. Beqaret do kenë planetët si aleatet e tyre me te forte dhe do i gjejnë personat e përshtatshëm. Te ardhurat do vijnë duke u përkeqësuar. Beni kujdes!
Peshqit

Mos u mundoni ta prishni me dorën tuaj sot harmoninë qe mbizotëron ne jetën ne çift sepse do jete e vështirë qe ajo te rivendoset serish. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe te bëjnë atë qe ndiejnë. Mundësitë për te gjetur persona interesante do jene te shumta. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe gjendja nuk do ketë aspak probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *