Horoskopi ditor sot 3 Nentor 2014 shqip

By | 03/11/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 3 Nentor 2014 shqip

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Dashi

Është një periudhë tani ku Afërdita ndodhet një orbitë që nuk ju favorizon aspak e për më tepër, duket sikur bëhet “ortake” me Saturnin për t’ju hapur telashe. Por asnjë alarm, është e gjendje e përkohshme.

Demi

Ndryshe nga të lindurit e Dashit, Afërdita ka marrë një pozicion që i shkon shumë për shtat juve në të gjitha aspektet. E në mënyrë të veçantë për raportet ndërpersonale dhe erosin.

Binjakët

Edhe për ju, pritet një ditë mjaft pozitive, sidomos në planin ekonomik, pasi përveç Merkurit është edhe Afërdita ajo që stimulon fushën financiare. jeni shumë pasionalë në diskutime, por edhe në dashuri.

Gaforrja

Afërdita është në hyrje të shenjës e kjo do të bëjë që të ndjeheni më të lehtësuar shpirtërisht. Një çështje e ngatërruar në planin sentimental do të zgjidhet pozitivisht edhe për shkak të saj.

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Luani

Është një periudhë relativisht e qetë që po kalojnë pjesa më e madhe e të lindurve të kësaj shenje. Por nuk do të zgjasë shumë, pasi Hëna “ngatërrestare” po vjen duke ju trazuar jon pak.

Virgjëresha

Duhet të hapni sytë mirë sepse mund të jeni viktima të prapaskenave që luhen pas krahëve tuaja nga njerëz që shpesh ju buzëqeshin. Kuadri yjor favorizon pikërisht ata që merren me intriga.

Peshorja

për shkak të ndonjë të papriture, të ndonjë vonese apo të një neglizhence nga vetë ju, mund të dështojë një iniciativë në të cilën shpresoni shumë. Humori i luhatshëm për shkak të hënës.

Akrepi

Jo vetëm që transiti i hënës në shenjën tuaj është ” i butë”, por harmonizohet shumë mirë me një Afërditë të “ëmbël” është në prag të hyrjes në të. Përfitoni nga një situatë kaq e favorshme.

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Shigjetari

As vetë ju nuk e dini se pse jeni kaq apatikë, kaq pa dëshirë për të punuar, por ndoshta nga që ju mungojnë stimujt pozitivë të Marsit, me të cilët jenë të mësuar tashmë. Erosi në rënie.

Bricjapi

jeni nën “pushtetin e Afërditës, Merkurit e Saturnit, që ju “gudulisin” jo pak sedrën tuaj. Kujdes, sepse nganjëherë ju tundojnë disa prirje narciziste. Ekonomia duket se do të ketë një rritje graduale.

Ujori

Gjithçka mund të shkojë mirë, nëse nuk do t’i vini veshin atyre që ju nxisin të ndërmerrni veprime të pamenduara. Duhet të dini se nga kush duhet të merrni këshilla. pse kaq indiferentë ndaj një propozimi?

Peshqit

Pritet një ditë shumë intensive për ju, ku nuk do të mungojnë të papriturat, ngaqë në shenjë është Marsi i rrëmbyeshëm në harmoni me Uranin shumë aktiv. Ka shumë të ngjarë të çliroheni nga një ankth.

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *