Horoskopi ditor sot 29 Tetor 2014 shqip

By | 29/10/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 29 Tetor 2014 shqip

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Dashi

Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret do kenë disa takime, por nuk duhet kurrsesi ta idealizojnë çdo person. Me realizëm gjerat do ecin me mire. Ekuilibri financiar do mbrohet nga Saturni. Do jeni edhe vete me te vetëdijshëm për çdo shpenzim qe do kryeni.

Demi

Priten ndryshime te rëndësishme sot ne jetën tuaj sentimentale. Do flisni hapur me partnerin tuaj dhe te dy do bini dakord për disa pika. Beqaret nuk do jene ende te gatshëm te dalin neper takime dhe te njohin persona te rinj. Financat do përmirësohen edhe me shume nga sa e prisnit. Përfitoni për t’i organizuar me kujdes ato dhe për te hequr ndonjë para mënjanë,

Binjaket

Ndjenjat tuaja për partnerin nuk do jene me si disa dite me pare. Do keni edhe vete dyshime për vazhdimësinë e kësaj lidhjeje te nisur prej kohesh. Me e mira është te flisni hapur pasi te jeni sqaruar me veten. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë. Sektori i financave do lere shume për te dëshiruar. Kujdes me çfarëdo lloj hapi qe do hidhni.

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do vije duke u përmirësuar gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit do ndiheni shpesh si ne ëndërr. Te vetmen gjë qe ju duhet te bëni është t’ia shprehni atij edhe me tepër ndjenjat. Beqaret nuk do besojnë tek dashuria, por një takim i papritur do i beje te ndryshojnë mendim. me financat do jeni te kujdesshëm dhe gjendja nuk do ketë tronditje.

Luani

Dite shume elektrizuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shpesh te braktisur nga partneri dhe debatoni ashpër me te. Beqaret vetëm ne fund te ditës mund te takojnë personat qe kane ëndërruar. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht për ta. Financat do jene te dobëta kështu qe për te kryer shpenzimet e nevojshme do ju duhet te merrni hua.

Virgjeresha

Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj sentimentale dhe here pas here do bini ne melankoli. Ne fakt te gjithë kalojnë faza te tilla, nuk duhet te alarmoheni. Beqaret do kenë takime surprize ne momentet qe ata me pak i presin. financat nuk do jene te këqija, por situata mund te ndryshoje menjëherë nëse shpenzoni me sy mbyllur.

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Peshorja

Dite mjaft romantike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do përjetoni ndjeni te papërshkrueshme me fjale. Beqaret do ndihen gjithashtu te lumtur sepse do e gjejnë personin qe kane kërkuar prej kohesh. Financat me pak durim dhe këmbëngulje do arrini t’i stabilizoni me ne fund. Gjendja do jete goxha me e mire se me pare.

Akrepi

Do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje sepse partneri nuk do ju kushtoje aspak vëmendjen qe meritoni. Flisni me te dhe mësoni arsyen e kësaj sjelljeje te tij. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do ju bëhen sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni sa me te matur.

Shigjetari

Do e kundërshtoni ne çdo moment partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do lindin probleme te njëpasnjëshme me njeri-tjetrin. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. Edhe sektori i financave do jete gjithë kohës i favorizuar. Pas disa ditëve delikate gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni te zotet.

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Bricjapi

Dite me e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret ende nuk do takojnë personat qe do ju përshtaten ne çdo pike. Do ju duhet te bëjnë goxha durim. Gjendja e financave d vije duke u përmirësuar dalëngadalë. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse kjo është e pamundur.

Ujori

Sektori i dashurisë do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur nga yjet sot. Beni atë qe do ju thotë zemra pa menduar aspak për te nesërmen. Beqaret nga ana tjetër do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një histori dashurie te bukur. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe nuk do kryeni shpenzime te pamenduara.

Peshqit

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe kane ne një lidhje. Do keni edhe surpriza, por ama nuk do mundojnë as debatet dhe mosmarrëveshjet. Beqaret do ja dalin ta bëjnë për vete personin te cilin e kane ëndërruar gjithmonë. Sektori i financave do ndjeke një rrjedhe normale. Nuk do keni aspak probleme apo vështirësi.

Shkarko App Android Horoskopiditor.al Falas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *