Horoskopi ditor sot 29 Shtator 2014

By | 29/09/2014
horoskopi ditor

Horoskopi ditor sot 29 Shtator 2014

Dashi

Qielli i dashurisë do jete plot me re gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni shume mire dhe do preferoni te qëndroni vetëm. Beqaret do takojnë persona te zakonshëm te cilët nuk do ju përshtaten aspak. Mos bëni gjera qe nuk i dëshironi. Për financat do kujdeseni me shume se kurrë prandaj gjendja do vije duke u përmirësuar. Edhe te afërmit do ju gjenden pranë.
Demi

Nëse kujdeseni me tepër për partnerin tuaj sot, marrëdhënia ne çift do jete shume e bukur dhe plot kënaqësi. Nga ana tjetër, po e late pas dore do keni një zbehje te ndjenjave. Beqaret do kenë një nga ditët me te veçanta dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar duhet te mbani përgjegjësi për veprimet tuaja. Po shpenzuat do ju pakësohen te ardhurat.
Binjaket

Do jeni me shprehës sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin te ndihet mire qe ju ka pranë. Shume shpejt ai do mendoje t’iu beje edhe ndonjë propozim. Beqaret nuk duhet t’ia japin fjalën askujt sepse shpejt mund te ndryshojnë mendje. Njihuni mire me personat qe do ju propozojnë para se te hidhni hapa. Gjendja e te ardhurave do jete paksa delikate.
Gaforrja

Do ëndërroni gjera te pamundura gjate feksja dite ju te dashuruarit dhe realiteti mund t’iu duket paksa zhgënjyes. Me mire qëndroni me këmbë ne toke. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë ngjarje te rëndësishme. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje dhe përkujdes. Situata do kohe qe te rikthehet ne normalitet, po ju te paktën hidhni disa hapa.
Luani

Do jeni me humor te mire gjate gjithë ditës se sotme dhe do provoni edhe kënaqësi te reja pranë personit qe dashuroni. Beqaret nuk duhet te tregohen te pakujdesshëm dhe te hidhen ne krahët e te parit qe do ju dale para. Do pendohen rende për veprimet qe mund te bëjnë. Paratë nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, kështu qe duhet te mendoheni mire para se te shpenzoni.
Virgjeresha

Dita do filloje e tensionuar sot, por me kalimin e orëve situata do ndryshoje. Do flisni hapur me partnerin dhe secili do kërkoje ndjese për gabimet qe ka bere. Beqaret nuk duhet te nxitohen për te filluar një lidhje, por te presin kohen me te përshtatshme. Me financat gjerat do shkojnë mire nëse shpenzoni me kujdes e maturi. Përndryshe gjendja do jete e pastabilizuar.
Peshorja

Marrëdhënia ne çift do jete shume me e mire gjate kësaj dite. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ne planin financiar situata do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.
Akrepi

Dite goxha e tensionuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do jeni shume ne humor dhe do kapeni pas çdo detaji te vogël. Beqaret nuk duhet kurrsesi te fillojnë lidhje te cilat mund t’iu sjellin veçse vuajtje dhe aspak dëfrim dhe emocione. Ne planin financiar tregohuni vigjilente sepse përndryshe do keni probleme. Gabim do jete edhe marrja e parave hua.
Shigjetari

Te dashuruarit do ruajnë një lime goxha te ngrohte fale tolerancës dhe mirëkuptimit. Dita do jete pozitive deri ne minutën e fundit. Beqaret do vuajnë shume për një dashuri te pamundur edhe gjate kësaj dite. Duhet te gjeni një mënyrë qe ta harroni këtë. Gjendja financiare do jete disi me e mire se pak dite me pare. Përfitoni për te kryer ndonjë shpenzim.
Bricjapi

Pas nje periudhe paksa delikate qe keni kaluar ju te dashuruarit, sot do jeni ne një gjendje goxha me te qete. Do mundoheni te tregoheni realiste dhe t’i pranoni gabimet. Beqaret do ëndërrojnë gjera te pamundura te cilat nuk do mund t’iu plotësohen dot. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes dhe largpamësi.
Ujori

Priten shume probleme dhe debate sot ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo për shkak te kokëfortësisë se te dyve. Hapni rrege sepse përndryshe nuk keni për te dale gjëkundi. Beqaret nuk duhet te dekurajohen edhe nëse nuk e gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do jene me te mira nga sa mund ta kishit menduar. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.
Peshqit

Do ndiheni me te lire gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe do bëni atë qe ndjeni. Është e sigurte qe kënaqësitë do jene me te mëdha se me pare. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me ngulm sepse mund te pendohen rende me vone. Ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i shlyeni edhe borxhet dhe do ju mbeten para për t’i hequr mënjanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *