Horoskopi ditor sot 27 Shtator 2014

By | 27/09/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 27 Shtator 2014

Dashi

Neptuni do jete planeti qe do ju mbështesë gjate gjithë kësaj dite dhe do e beje atmosferën ne jetën tuaj ne çift edhe me te ngrohte. Priten emocione te mëdha. Nëse jeni ende beqare duhet te dini si t’i joshni personat qe do ju gjenden pranë. Ne planin financiar do keni shume fat dhe gjendja do ketë përmirësime te konsiderueshme. Përfitoni nga rasti për te shlyer borxhet.
Demi

Do bëni shume përpjekje gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do ruani harmoninë ne çift. Nga ana tjetër do sqaroni edhe disa tema te mbetura pezull. Beqaret do kenë plot mundësi për te realizuar takime te rëndësishme dhe me shume gjase mund ta ndryshojnë lidhjen. Financat do mbeten gjithë kohës te ekuilibruara. Nuk do keni për çfarë te qaheni.
Binjaket

Do merrni vendime shume te rëndësishme ju te dashuruarit gjate kësaj dite dhe e ardhmja do jete akoma me e begate. Beqaret nga ana tjetër do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do ju ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Financat fatmirësisht nuk do kenë probleme. Do arrini t’i kryeni te gjitha investimet e menduara dhe do ndiheni te qete.
Gaforrja

Dashuria do jete pika juaj e dobët gjate kësaj dite. Edhe pse do i përkushtoheni mjaft atij qe keni ne krah, atmosfera nuk do jete shume e ngrohte. Beqaret ka rrezik te luajnë me zjarrin dhe te bëjnë gabime për te cilat kane për t’u penduar mjaft. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm nëse nuk doni qe gjendja te filloje te marre tatëpjetën.
Luani

Nëse doni qe gjerat te shkojnë mire sot ne jetën tuaj sentimentale, duhet qe edhe te toleroni dhe te hapni here pas here. Beqaret do jene te bindur për atë qe duan te bëjnë dhe do bëjnë ndryshime rrënjësore. Yjet do i kenë gjithë kohës pranë. Ne planin financiar gjendja nuk do jene shume e mire, kështu qe mundohuni te shpenzoni me shume maturi.
Virgjeresha

Sot është momenti i duhur për te bere disa zgjedhje te cilat me pare nuk keni mundur. Edhe pse mund te vuani paksa do e shihni se keni bere gjene e duhur. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Financat do jene shume te paqëndrueshme për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do jeni te detyruar te kryeni.
Peshorja

Do jete një dite shume e bukur kjo e sotmja për ju qe keni filluar një lidhje. Çdo minute do jete me e veçante se tjetra dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje me personin qe ka kohe qe ju qëndron pranë. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po shpenzuar kuturu buxheti mund te tronditet paksa.
Akrepi

Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj sot për ato qe keni kaluar se bashku dhe për te ardhmen. Do qeshni dhe do argëtoheni mjaft me kujtimet e bukura. Beqaret do kenë papritur një takim mbresëlënës te cilin e kane pritur prej kohesh. Financat do jene delikate. Duhet te reflektoni gjate para se te hidhni çfarëdo lloj hapi sepse nuk do ketë me kthim mbrapa.
Shigjetari

Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë pa menduar pasojat ne te ardhmen. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe do kenë dashuri me shikim te pare me persona te cilët i kane share dikur. Financat do jene me te mira, kështu qe duhet te përfitoni për te shlyer te gjitha borxhet dhe për te hequr disa para mënjanë.
Bricjapi

Do ju ndryshoje shume shpesh humori sot juve qe jeni ne një lidhje dhe ndonjëherë mund te debatoni ashpër me personin qe keni ne krah. Mundohuni te tregoheni te kujdesshëm sepse situata do ju ndërlikohet tej mase. Beqaret nuk do jene aspak te gatshëm për ta hapur zemrën. Gjendja e financave do jete goxha e trazuar. Mos u tregoni te pamatur.
Ujori

Gjithë përpjekjet e kryera deri me sot për te krijuar një ambient harmonik dhe te këndshëm për jetën ne çift do mund te japin frytet sot. Do kaloni çaste vërtet te këndshme pranë personin qe dashuroni. Beqaret do ëndërrojnë shume, por dëshirat nuk do mund t’iu realizohen. Gjendja financiare do vije duke u stabilizuar dalëngadalë.
Peshqit

Duhet te mendoheni mire sot para se te hidhni çdo lloj hapi ne planin sentimental sepse vendimet e marra sot do ndikojnë tek vazhdimësia e lidhjes. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe disa dite vetëm dhe te presin te mbërrijë personi i duhur. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe nëse nuk doni qe gjendja te dale jashtë kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *