Horoskopi ditor sot 26 Tetor 2014 shqip

By | 26/10/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 26 Tetor 2014 shqip

Dashi

Duket se “retë” që errësonin deri tani qiellin tuaj janë larguar dhe kthjelltësia e tij do të reflektohet edhe në mendjen tuaj. Sukseset profesionale janë të stimuluara nga Merkuri. Të turbullt në dashuri.

Demi

Situata yjore duket se është e komplikuar për ju, pasi nga njëra anë janë planetet që ju mbështesin, si Saturni, Marsi e deri diku Urani, ndërsa nga ana tjetër, Merkuri e Afërdita sjellin pështjellim.

Binjakët

Sot pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë në të gjithë aspektet për ju, pasi në planin profesional ju vijnë propizime të reja, ndërsa në atë sentimental gjërat po qartësohen në favorin tuaj.

Gaforrja

Edhe pse yjet premtojnë për një ditë përgjithësisht të qetë e pa probleme, jeni ju që nuk jeni të tillë, pasi kërkoni që të përfundoni me çdo kusht një punë që është shumë e rëndësishme për ju.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të predispozuar për të ndërmjetësuar në marrëveshje (ndoshta edhe në mosmarrëveshje, për të evituar sherret). Shumë interesante pritet fiusha sentimentale.

Virgjëresha

Duhet të tregoheni shumë aktivë, ndonëse klima në mjedisin ku jetoni e punoni duket aq e qetë. Një zhgënjim në dashuri mund të bëjë që të ndërmerrni veprime të nxituara, kujdes.

Peshorja

Edhe ju që i përkisni kësaj sheje, pas një periudhe të turbullt do të keni mbështetjen e shumë yjeve dhe në të gjitha fushat. E vetmja që mund të hedhë ndonjë “vickël” do të jetë Hëna.

Akrepi

Sot nuk do të mund të bëni atë që keni planifikuar ditë më parë, pasi janë të gjitha gjasat që angazhime të papritura t’ju detyrojnë të ndryshoni priogramin. Por do të mbeteni të kënaqur.

Shigjetari

Afërdira sot mund të sjelle energji të tilla që do t’ju ripërtërijnë pikqërisht në një momenbt që dukeshit shumë të lodhur e stressuar. Eshtë moment i mirë për të këruar më shumë nga dikush.

Bricjapi

Një punë e lënë përgjysmë, një takim i parealizuar, një premtim i pambajtur nga dikush apo diçka tjetër e këtij lloji mund të bëjnë që sot të jeni disi nervozë. Por nuk duhet të bini në pesimizëm.

Ujori

Jo të gjitha kontaktet apo takimet janë të mirëpritura nga ju dhe sot mund të ndodhë që të keni të bëni pikërisht me njerëz të padëshirueshëm. Në një rast të tillë duhet me doemos të mbani distancën.

Peshqit

Në përgjithësi kuadri yjor pritet të jetë pozitiv për ju, por kujdes, sepse një reminishencë nga e kaluara fare e afërt mund të komprometojë ditën. Afërdita stimulon ndjeshëm erosin tuaj.

Horoskopi ditor sot 26 Tetor 2014 shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *