Horoskopi ditor sot, 24 Gusht 2014,shqip

By | 24/08/2014
horoskopi ditor

Dashi 

Ne jetën tuaj ne çift do merrni vendime shume te rëndësishme. Mjaft me duke qëndruar gjithsecili me vete, ka ardhur koha te jetoni bashke. Beqaret edhe pse do kërkojnë gjithë kohës, nuk do e gjejnë dot personin ideal. Ne planin financiar jo vetëm qe nuk priten vështirësi, por për disa situata do jete ne gjendjen me te mire.

Demi 

Perspektivat për jetën tuaj ne çift do jene shume te mira gjate kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe disa mund te marrin vendime me rëndësi. Edhe beqaret do kenë një dite te këndshme dhe te mbushur me takime. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. Do kryeni edhe disa investime te rëndësishme qe do ua stabilizojnë situatën.

Binjaket

Do keni dyshime te shumta gjate kësaj dite për partnerin tuaj dhe do doni gjithë kohës ta kontrolloni atë. Ne fakt me mire do ishte qe te flisnit hapur me te. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos thurin ëndrra për personat qe nuk mund t’i kenë kurrë ne krah. Financat do vijnë duke u përmirësuar fale disa projekteve te rëndësishme qe keni përmbyllur ne pune.

Gaforrja

Harmonia dhe alegoria do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Tensioni qe ju kishte pushtuar para disa ditësh do mbaroje njëherë e mire. Beqaret duhet te tregohen me te vëmendshëm sepse shume persona do jene interesante gjate kësaj dite. Ne planin financiar duhet te jeni me largpamës dhe te mos shpenzoni kuturu.

Luani

Dite plot ngjyra dhe emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj dhe do i harroni problemet qe keni pasur ne te shkuarën. Beqaret do jene te drejtpërdrejtë me personat qe do pëlqejnë dhe me shume gjase do ndryshojnë status. Ne planin financiar është momenti i duhur për te bere ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Sot është koha e duhur për te zgjidhur te gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet e jetës suaj ne çift. Do jeni me te arte dhe me te vetëdijshëm edhe për gabimet qe keni bere. Beqaret do e kenë me te lehte t’i shprehin ndjenjat apo edhe pëlqimet. Mundësitë për te filluar një tjetër kapitull do jene te shumta. Edhe ne planin financiar gjerat do marri për mire.

Peshorja

Dita e sotme do jete me diell për çiftet. Do e harxhoni gjithë kohen e lire për te diskutuar me partnerin dhe për t’u dashuruar qetësisht. Beqaret do gjendjen përpara një zgjedhjeje te vështirë e cila mund t’ua ndryshoje tërësisht jetën. Gjendja e financave nuk do jete as e shkëlqyer, por as e keqe. Gjithsesi investimet duhet lënë për me vone.

Akrepi

Dite e paqëndrueshme dhe here pas here me debate te forta. Nuk do ju pëlqejë aspak qe partneri t’iu komandoje dhe do keni përballje me te. Beqaret nuk do ndalen se kërkuari personi ideal edhe pse do jene te ngarkuar me pune. Jupiteri do ndikoje pozitivisht tek financat dhe do ju nxite te tregoheni me te kujdesshëm me menaxhimin e tyre.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete si zakonisht sot. Mos kërkoni ne asnjë moment te impononi mendimin tuaj sepse situata mund t’iu dale menjëherë jashtë kontrollit. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nganjëherë me shume impulsive sesa duhet. Nuk do ja arrijnë te ndryshojnë status. Financat do jene disi me te ekuilibruara megjithatë duhet pasur sërish kujdes.

Bricjapi

Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë qe kane ne krah dhe do mund te flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do jene shume te acaruar me disa çështje dhe nuk do e kenë aspak mendjen te mendojnë për dashurinë. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni ne këtë sektor.

Ujori

Dite shume me e favorshme për beqaret sesa për çiftet kjo e sotmja. Planetët do favorizojnë takimet interesante dhe emocionuese kështu qe duhet te përfitoni sa te mundni. Te dashuruarit nuk do kenë probleme, por as ndonjë surprize te madhe. Ne planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo aq sa keni dëshirë. Vetëm kështu do shmangni vështirësitë e nesërme.

Peshqit

Qielli i dashurisë do jete i zymte dhe plot me re gjate kësaj dite. Do keni edhe përballje te forta me atë qe keni ne krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet te mundoheni t’i zgjidhni ne çift. Beqaret do kenë mundësi pa fund, por do hezitojnë te marrin vendime. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi qe te mos keni vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *