Horoskopi ditor sot 17 Shtator 2014

By | 17/09/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 17 Shtator 2014

Dashi

Te nxitur nga Saturni do kërkoni ta konsolidoni sot jetën tuaj ne çift. Edhe partneri do jete bashkëpunues kështu qe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do jene ne humor dhe do pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen për te dale neper takime. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta përmirësoni sa me shpejt situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses.
Demi

Dielli dhe Merkuri do jene planetët te cilët do e bëjnë edhe me te bukur sot jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ece ashtu si e kishit ëndërruar. Beqaret do kenë mundësi veçse për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, kështu qe nga momenti ne moment mund te lindin edhe probleme serioze.
Binjaket

Do jeni tmerrësisht shume xheloze gjate kësaj dite dhe do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin. Mundohuni t’i vini vetes fre sepse përndryshe mund te arrini edhe ne ndonjë ndarje. Beqaret nuk duhet te tregohen te nxituar sepse gabimet mund te sjellin goxha pasoja. Ne planin financiar asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar.
Gaforrja

Do i zgjidhni edhe vështirësitë e vogla qe keni pasur gjate kësaj dite dhe do ndiheni te qete ne krahët e partnerit tuaj. Toleranca do ekzistoje nga te dyja palët. Beqaret do realizojnë takime vendimtare te cilat shume shpejt do ua ndryshojnë edhe statusin. Financat nuk do jene te këqija, por jo dhe aq te mira sa për te kryer investime te pafundme e te mëdha.
Luani

Venusi do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj sentimentale. Do ketë goxha mosmarrëveshje ne çift kështu qe duhet te bëni shume kujdes. Beqaret nuk duhet te mundohen t’i bëjnë gjerat shpejt sepse mund te bëjnë gabime te mëdha. Situata financiare do jete e mire te paktën sa për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.
Virgjeresha

Priten goxha mosmarrëveshje dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Tregohuni shume te matur me ato qe do thoni nëse nuk doni qe gjerat te përfundojnë keq. Beqaret ka rrezik te përballen me zhgënjime te mëdha kështu qe serish do mbeten vetëm. Ne planin financiar gjithçka do varet nga mënyra se si ju do i menaxhoni te ardhurat.
Peshorja

Marrëdhënia ne çift do ketë goxha ndryshime gjate kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni mjaft mire dhe do merrni vendime te cilat do ua ndryshojnë edhe te ardhmen. Beqaret me ne fund do mund te fillojnë lidhje te cilat te zgjasin ne kohe. Gjendja e te ardhurave do jete goxha shqetësuese. Duhen marre sa me shpejt masa te rrepta.
Akrepi

Dite plot te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Përgatituni për emocione te forta te cilat mund te ndodhin ne çaste te ndryshme. Beqaret do ndihen gati te fillojnë një histori dashurie me personin e pare qe do i joshe. Yjet nuk do jene ne anën tuaj sot ne planin financiar, kështu qe do iu duhet te bëni përpjekje qe te arrini atje ku doni.
Shigjetari

Asgjë nuk do ece mire sot ne jetën tuaj sentimentale. Do keni goxha vështirësi dhe mosmarrëveshje me partnerin. Mire është qe te qëndroni pak vete dhe te reflektoni me kujdes. Beqaret duhet te bëjnë atë qe ju thotë zemra ne mënyrë qe edhe gjerat te rrjedhin si duhet. Buxheti, me pak mundim dhe fale ndihmës se familjareve do përmirësohet ndjeshëm.
Bricjapi

Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e kishit planifikuar. As beqaret nuk do kenë ditën me te favorshme për te realizuar takime te veçanta. Duhet ende te presin për dashurinë e madhe. Gjendja financiare fatmirësisht do përmirësohet me shume nga sa ju e kishit planifikuar. Do ndiheni mjaft mire.
Ujori

Do përjetoni ndjesi te forta gjate kësaj dite dhe do ndiheni shpesh si ne qiell te shtate. Ne shume raste edhe pasioni do jete i zjarrte. Beqaret ku nuk do e kërkojnë princin e tyre te kaltër, por nuk kane për ta gjetur askund. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur e te kujdesshëm sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Peshqit

Dite mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i sqaroni shume nga problemet qe kishit pasur me partnerin dhe do mendoni te krijoni një te ardhme te qëndrueshme. Beqaret do kenë një dite romantike dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *