Horoskopi ditor sot 16 Tetor 2014

By | 16/10/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 16 Tetor 2014

Dashi

Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e bukur sot. Do zbuloni tek tjetri disa ti[are qe do ju mrekullojnë edhe me shume se me pare. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do besojnë aspak se mund te linde ndonjë shkëndije. Epo ja qe ndonjëherë gjerat ndodhin si pa kuptuar. Financat do jene delikate edhe pse do jeni te organizuar.
Demi

Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete mjaft e trazuar sot. Nuk do dëshironi ne asnjë moment t’i përuleni atij qe keni ne krah dhe te bëni ato qe ai do kërkojë. Beqaret do mund te fillojnë një lidhje te qëndrueshme shume me shpejt sesa mendonin. Ne planin financiar duhet maturi dhe sa me shume maturi. Ne një moment situata mund edhe te përkeqësohet.
Binjaket

Atmosfere ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj dhe do bashkëpunoni mjaft me ta. Beqaret ka gjasa te njihen me mire me një koleg pune dhe shume shpejt do mund te fillojnë një lidhje me te. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini ta stabilizoni situatën. Nuk pritet asnjë surprize e keqe.
Gaforrja

Do jeni me shume fat se kurrë sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do ecin për mrekulli. Do i lini pas problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vete dhe do ndihen mire. Ata nuk kane qene asnjëherë te fiksuar për te gjetur shpejt një person ne krah. Ne planin financiar do bëni çfarë te mundeni qe ta ruani gjendjen te stabilizuar.
Luani

Do jeni me te vërtetë me fat sot ju te dashuruarit. Do i zgjidhni një e nga një te gjitha mosmarrëveshjet dhe e ardhmja do jete e mrekullueshme. Emocionet dot do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do fiksohen pas një personi i cili nuk ju përshtatet ne asnjë tipar. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Gjendja do jete e mire dhe do kryeni edhe investime.
Virgjeresha

Dite e qete dhe pa ndonjë gjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe bëni atë qe ndjeni. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime pa fund. Reflektoni me maturi dhe bëni zgjedhjen e duhur. Gjendja e financave do jete delikate dhe sado qe do mundoheni nuk do arrini dot ta ndryshoni gjendjen.
Peshorja

Dite e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kenë për te ndodhur sot dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret do fillojnë histori dashurie afatgjata dhe do ndihen me ne fund te plotësuar. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po shpenzuat pa menduar gjendja mund te ketë edhe ndonjë tronditje.
Akrepi

Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do flisni hapur dhe do bashkëpunoni për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene gati te bëjnë ndonjë çmenduri vetëm për te pasur një person ne krah. Financat duhet t’i mbani gjithë kohës nen kontroll sepse po i late pas dore nuk do arrini dot t’i menaxhoni me pas.
Shigjetari

Do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite dhe çdo gjë do ece me se miri. Pasditja dhe mbrëmja do jene me emocionueset. Beqaret gjithashtu do jene te privilegjuar dhe do fillojnë shume shpejt një lidhje. Ne planin financiar gjendja do jete delikate. Kujdes me çdo lloj shpenzime sepse do keni probleme serioze me pas.
Bricjapi

Edhe pse do tundoheni shpesh nga personat e jashtëm serish do i qëndroni besnike personit qe keni ne krah. Nuk do ketë gjë me te rëndësishme për ju sesa harmonia ne çift. Beqaret nuk do kenë aq fat sa do donin dhe nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar gjendja do jete goxha pozitive. Do kryeni edhe ndonjë investim dhe do hiqni edhe para mënjanë.
Ujori

Nëse doni qe marrëdhënia juaj ne çift te ece si duhet dhe te jete sa me afatgjate duhet te dini si te flisni dhe te silleni me partnerin. Beqaret qe janë me pak se 30 vjeç do kenë me shumice mundësi për takime. Te tjerët do duhet ende te presin. Ne planin financiar mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni sepse gjendja do ju dale jashtë kontrollit.
Peshqit

Sjellja do ju ndryshoje shpesh gjate gjithë kësaj dite juve te dashuruarve. Here do ndiheni mire dhe here do doni te qëndroni larg partnerit. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asnjë sepse shume shpejt mund te pendohen. Financat do jene te mira. Përfitoni për te hequr edhe ndonjë para mënjanë ne mënyrë qe te siguroni edhe te nesërmen.

Shkarko aplikacioni e Horoskopit ditor per Android nga Google Play, dhe lexo horoskopin pa pasur nevoje te futesh ne website.
Faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *