Horoskopi ditor sot 13 Tetor 2014,shqip

By | 13/10/2014
horoskopi ditor

Horoskopi ditor sot 13 Tetor 2014,shqip

Dashi

Do jeni shume euforike gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit do kërkoni te bëni gjera te çmendura. Partnerin shpesh do e keni ne anën tuaj. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse pasojat do ndihen për një kohe te gjate. Gjendja e financave do lere goxha për te dëshiruar. Disa nuk do kenë para as për te kryer nevojat me te rëndësishme.
Demi

Dite e bukur dhe me momente te këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse jo gjithmonë do iu jepen mundësi te tilla. Beqaret do bien ne dashuri me personat e gabuar. Mos hidhni hapa te nxituara nëse nuk doni te vuani. Për buxhetin do tregoni kujdes te veçante, prandaj gjendja do vije duke u përmirësuar.
Binjaket

Te dashuruarit do ndihen te plotësuar. Gjithçka do e bëjnë me bashkëpunim dhe mirëkuptim. Beqaret nuk do i rezistojnë dot sharmit te një personi qe do ju qëndrojë pranë dhe do hidhen ne “sulm”. Ka gjasa qe gjerat te ndryshojnë për ta. Për shkak te pozicionimit te keq te Saturnit, sektori i financave do përballet me goxha vështirësi. Kujdes!
Gaforrja

Do i qëndroni me pare njeri-tjetrit sot ju te dashuruarit dhe çdo gjë do ece mbare për ju. Shume do ju kenë zili, por nuk do mund ta prishin dot harmoninë qe mbizotëron. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar duhet te merrni akoma me shume mase ne mënyrë qe gjerat te ecin ashtu si duhet.
Luani

Do jeni shume te ngarkuar me pune gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do gjeni kohen e duhur për t’ia kushtuar partnerit tuaj. Mire do jete te flisni me te dhe t’i shpjegoni gjithçka. Beqaret do jene tërheqës dhe do marrin komplimente pa fund. Do ketë edhe persona qe do iu propozojnë. Ne planin financiar gjithçka do ece si duhet. Gjendja do jete mjaft e mire.
Virgjeresha

Nëse hapni rruge dhe ua vini veshin këshillave qe do iu japë partneri, gjithçka do ece për mrekulli ne jetën tuaj sentimentale. Ne te kundërt, me kokëfortësi dhe histerizëm do krijoni probleme te mëdha. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje afatgjate dhe mjaft emocionuese. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume duke shpenzuar kuturu.
Peshorja

Nuk do ndiheni shume mire gjate gjithë kësaj dite sepse ai qe keni ne krah do ju lere pas dore. Flisni hapur me te sa pa qene shume vone. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do fillojnë shume shpejt një histori te bukur dashurie. Sot do hidhen veten hapat e para. Ne planin financiar do jeni te suksesshëm dhe do mund t’i shlyeni edhe borxhet qe keni pasur.
Akrepi

Do e vuani sot mungesën e vëmendjes se partnerit tuaj dhe shpeshherë do bini edhe ne melankoli. E mira është qe te flisni me te dhe t’i ndani njëherë e mire gjerat. Beqaret do ndihen tërësisht te vetmuar sepse as takime interesante nuk do realizojnë sot. Financat fatmirësisht do arrini t’i mbani nen kontroll fale perkujdesit dhe maturisë me shpenzimet.
Shigjetari

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume me i ngrohte gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi te pafundme dhe ndonjëherë jeta do ju duket si ëndërr. Beqaret do mundohen shume, por nuk do arrijnë dot as sot te krijojnë një lidhje. me financat bëni shume kujdes nëse nuk doni qe situata te ketë tronditje. Do keni nevoje për para për te kryer disa shpenzime te domosdoshme.
Bricjapi

Edhe pse kohet e fundit mund te keni pasur ndonjë mosmarrëveshje me partnerin, sot do jeni me te qete dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. klima do filloje te ngrihet sepse edhe komunikimi do shtohet. Beqaret nuk do kenë aspak fat ne dashuri dhe do mbeten me te njëjtin status si me pare. Financat do duan një riorganizim për t’u përmirësuar. Ne lotari do jeni te pafate.
Ujori

Mos u tregoni impulsive sot ju te dashuruarit sepse do bëni gabime te pandreqshme. E mira do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo ftese qe do ju behet, por te përzgjedhin me kujdes. Me financat do keni vështirësi. Do ju duhet te kryeni pa fund shpenzime ndërkohë qe buxheti do jete i limituar.
Peshqit

Venusi dhe Marsi do ua bëjnë ditët te mrekullueshme sot. Ne krahët e partnerit do përjetoni emocione dhe kënaqësi te shumta dhe buzëqeshja do jete gjithë kohës pjese e juaja. Beqaret nuk do jene ende gati për te filluar një histori dashurie edhe pse mundësitë do jene nga me te shumtat. Ne planin financiar duhet te tregoni maturi ne mënyrë qe gjendja te vije duke u stabilizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *