Horoskopi ditor sot 13 Gusht 2014

By | 13/08/2014
horoskopi

Horoskopi ditor sot 13 Gusht 2014

Dashi

Dukej se disa marrëveshje, apo raporte ishin të shëndosha, por kanë filluar krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi. Një dozë të theksuar ndikimi ka edhe Hëna që iu sheh “përmbys”.

Demi

Edhe pse atmosfera e përgjithshme është pak a shumë e njëjtë, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Mirë dashuria.

Binjakët

Qielli juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.

Gaforrja

Do të keni gjithë mbështetjen e Afërditës pozitive, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë, pasi Marsi dhe Merkuri vazhdojnë t’ju turbullojnë e të mos ju lenë të qetë. Nuk do të mungojnë shanset e mira.

Luani

Nëse konstatonin edhe ju se po kaloni një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshesh Merkur, Mars dhe Jupiter. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.

Virgjëresha

Forma fizike jo e mirë (ndoshta për shkak të ndonjë sëmundje të stinës) do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

Peshorja

Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

Akrepi

Përsëri protagoniste në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

Shigjetari

Pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.

Bricjapi

Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja lidhur me problemet e përbashkëta me dikë. Do të keni mbështetjen e Marsit dhe Merkurit që ju bëjnë më këmbëngulës.

Peshqit

Do të dëshironit shumë të bënit gjithçka që do të mëndnit për të arritur një objektiv tuajin, por sot do t’i keni “duart e lidhura” nga një mori yjesh pengues. Duhet të prisni momente më të përshtatshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *