Horoskopi ditor 30 korrik 2014

By | 30/07/2014
horoskopi ditor

Horoskopi ditor 30 korrik 2014

Dashi

Parashikohet një ditë me përgjithësisht pozitive për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë. Një sukses personal do t’ju bëjë me fletë, ndërsa erosi në kuota të larta.

Demi

Nën një qiell kaq të ngarkuar do të ishte kohë e humbur të kërkonit qetësi, aq më tepër kur ndjeheni të trazuar edhe në shpirt. Vetëm mbrëmja mund t’ju sjellë pak komfort.

Binjaket

Të gjithë sektorët e aktivitetit tuaj ditor duken të favorizuar nga yjet. Një klimë mjaft e përshtatshme për të zhvilluar raporte të reja ndërpersonale. Nuk përjashtohet një feeling i ri.

Gaforrja

Eshët Marsi “ngatërrestar” ai që mund të bëjë që sot t’i keni nervat të tendosura të kapeni me të gjithë edhe për gjërat më të vogla. Duhet të merreni më shumë me partnerin.

Luani

Në përgjithësi pritet një ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni në dilemë është se do të keni më shumë se një alternativë për të zgjedhur. Nganjëherë sytë flasin më shumë.

Virgjëresha

Shumë ide dhe mendime ju vijnë në mendje, por ndjeheni aq të turbullt (faji i Hënës?) saqë nuk jeni në gjendje të vendosni për asgjë. Pse nuk hapni zemrën njeriut më të afërt?

Peshorja

Pritet një ditë në shenjën e Afërditës, e cila, në dashuri do të ketë pak a shumë efektin e një “makine të kohës” që “do t’ju kthejnë prapa në kohë” Dhe sa nostalgji që keni..!.

Akrepi

Pas një stresi sfilitës ja ku vjen edhe një ditë e mirë për sektorin e dashurisë, pasi Hëna do të sjellë momente të bukura në dashuri, ndonëse jo të gjitha gjërat ju bëjnë të lumtur.

Shigjetari

Pozicioni aktuali i Merkurit duhet të shfrytëzohet nga ju, pasi ajo për të cilën keni nevojë është fantazia dhe shpirti krijues, që stimulohen nga planeti i vogël. Dashuria? Jo atje ku duhet.

Bricjapi

Pas një periudhe me shumë impenjime, e natyrisht edhe me shumë lodhje, ja ku vjen edhe momenti i dashurisë. Dhe sa sublime ndjesia që sjell një dashuri në kushte klandestine.

Ujori

Sot do të jeni shumë të karikuar, por duhet të evitoni shpërthimet menjëhershme, të cilat jo vetëm që nuk do t’ju sjellin asgjë të mirë, por ju zhvleftësojnë në sytë e të tjerëve.

Peshqit

Kokëfortësia dhe këmbëngulja për të “dalë e juaja” me çdo kusht mund të komprometojnë një ditë që sipas kuadrit yjor paraqitet të jetë e mirë. Raporte intensive me partnerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *